By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë
Kosovë

​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet bashkërisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se investimet në ura nuk janë përqendruar vetëm mbi lumin Ibër, por edhe mbi lumin Sitnica.

“Me rastin e vendosjes së gurthemelit këtu për një renovim të thellë, sa mund ta quajmë një rindërtim të urës mbi Sitnicë, nuk po ndërtojmë ura vetëm mbi Ibër, por edhe mbi Sitnicë. Vitin e kaluar u ndërtuan dy ura të reja mbi Ibër, njëra ka qenë edhe për këmbësorë edhe për vetura, tjetra vetëm për këmbësorë. Ura e tretë është në ndërtim e sipër, që do të thotë se së shpejti do të vijmë edhe për atë punë, për urën e tretë, për përurim. Por sot vendosëm gurthemelin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë të gjithmbarshme prej 700 mijë eurosh, ku kanë kontribuar së bashku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës. Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht më shumë, më shpejt e më shpesh aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, tha Kurti.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se ura mbi Sitnicë është një nga pamjet e para që i shohin qytetarët dhe vizitorët gjatë hyrjes në qytet.

“Sot, edhe në inaugurimin ose fillimin e punimeve të një projekti shumë të rëndësishëm, pamja e parë që qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë mysafirët që vijnë në Mitrovicë, shumica dërrmuese e tyre gjatë hyrjes kryesore e kanë urën mbi lumin Sitnica, e cila do të ketë një pamje të re, imazh të ri. Falënderojmë Qeverinë për përkrahjen në këtë rast, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka mundësuar që përmes këtij bashkëfinancimi të futemi në një projekt të tillë. Mitrovica, si qytet i urave, po demonstron që jo vetëm ndërton e restauron ura, por jemi çdoherë të gatshëm për ura të bashkëpunimit me të gjitha institucionet”, tha Peci.

Në anën tjetër, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vlerësoi projektin si një nga investimet e përbashkëta që pritet të realizohen përmes bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Po, kemi mundësi tash edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, të bashkëpunojmë. Më herët kemi bashkëpunuar në Qeveri, tash po bashkëpunojmë prej nivelit qendror me nivelin lokal. Ky është veç një projekt i shumë projekteve tona të përbashkëta që do t’i kemi nga tash e tutje. Projekti filloi sot dhe përfundon diku në shkurt. Unë jam i bindur se kur vijmë me kryeministrin në përmbylljen e punëve këtu, do të fillojnë edhe punët e tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, tha Krasniqi.

Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, ndërsa ura e tretë është ende në ndërtim. Me projektin e ri mbi Sitnicë, vazhdojnë investimet në infrastrukturën e urave në qytet. /kp/

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski dhe Zomer diskutojnë për turizmin dhe lidhjet ajrore
Next Article Plani i Rritjes, Schuebel kërkon bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?