By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klinaku: Veteranët nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, përndjekjet që po bëhen janë të kundërligjshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klinaku: Veteranët nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, përndjekjet që po bëhen janë të kundërligjshme
Maqedoni

Klinaku: Veteranët nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, përndjekjet që po bëhen janë të kundërligjshme

admin
Last updated: 05/08/2024 10:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.

Klinaku, para disa ditësh në një reagim publik, ka thënë se Serbia po vazhdon t’i përditësojë listat, duke futur veteranë në listën e Interpol-it.  Klinaku, në një prononcim për Telegrafin, tha se veteranët e luftës nuk duhet të kalojnë nëpër Serbi dhe as në vendet që shtetin serb e konsiderojnë mik.

“Thirrja ime vazhdimisht për veteranët është që nuk bën më kalu nëpër Serbi, nuk bën me kalu në shtetet sllave apo në vendet që e konsiderojnë mik Serbinë. Sa i përket Shqipërisë, nuk kanë nevojë të frikësohen hiç, pasi e dinë që Shqipëria nuk e ekstradon askënd. Thirrja ime ka qenë, veteranët e luftës nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, sepse ata vazhdimisht po i ndjekin, por edhe rreziku tashmë është edhe në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, pra në shtetet mike të Serbisë,” u shpreh ai.

Ndërkaq, sa i përket kosovarëve që Serbia po i ndalon dhe po i mban në burg, Klinaku tha se qytetarët që po ndalohen nuk kanë qenë as të përfshirë në luftë.

“Aa persona që po i mbajnë në paraburgim nuk janë veteranë të luftës, dhe njerëzit kanë qenë në Gjermani dhe nuk kanë fare të bëjnë me luftë, por edhe vetë familjarët e tyre kanë treguar këtë”, theksoi ai.

Sipas Klinakut, në këto raste duhet të ketë reagim edhe nga ndërkombëtarët, pasi që Serbia nuk mund të ndjekë askënd.

Mes tjerash, Klinaku shtoi se për çdo gjë që ka ndodhur në Kosovë ka përfunduar me Tribunalin e Hagës, ku është thënë që shtetet veç e veç duhet të ndjekin ata që kanë bërë krime lufte.

Ai po ashtu shtoi se nëse ndonjë shqiptar ka bërë ndonjë gjë, atëherë ata duhet të ndiqen vetëm nga Gjykatat e Kosovës.

Si përfundim, Klinaku tha se “përndjekjet që po i bën Serbia janë kundërligjshme, ndaj tyre nuk pritet mirë dhe ne i konsiderojmë pushtues”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vajza e Kanye West, North mahnit fansat duke bërë rep rrjedhshëm në japonisht, në albumin e tij të ri “Vultures 2”
Next Article Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?