Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje sot shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit që të aplikojnë në mënyrën e duhur.
KQZ u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë.
KQZ thekson se ekipi i ndihmës është aktiv 24 orë dhe orienton aplikuesit që të mos gabojnë me vendosjen e adresës së vendbanimit apo të dhëna të tjera.
KQZ bën të ditur se mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER.
Aktualisht kanë aplikuar deri në orën 14:20 në sistemin PER 97 976 persona nga jashtë shtetit. Nga këto janë miratuar 61 848 kërkesa, teksa janë refuzuar 36 064.









