By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për tragjedinë në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për tragjedinë në Koçan
MaqedoniTOP LAJM

Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për tragjedinë në Koçan

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 08:24
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Prindërit e viktimave të zjarrit të madh që ndodhi në disko-klubin “Pulse” më 16 mars, sërish marshuan nëpër rrugët e Koçanit, duke shprehur pakënaqësi ndaj reagimit të institucioneve. Kjo ishte hera e dhjetë që ata dalin në protestë, me fishkëllima dhe thirrje kritike përpara disa lokacioneve kyçe – përfshirë kafenenë e pronarit të “Pulse”, Komunën e Koçanit, stacionin policor, gjykatën dhe prokurorinë.

Prindërit publikisht kërkuan përgjigje nga organet kompetente. Ata këmbëngulën për një takim me Prokurorinë dhe i drejtuan pyetje ministrit të Punëve të Brendshme: pse policia kontrollonte një objekt që nuk kishte licencë dhe funksiononte me llogari të bllokuar? Gjithashtu, u pyet nëse policët që atë natë kishin kryer kontroll në disko, kishin qenë aty për shkak të dyshimeve për drogë dhe nëse kishin vepruar sipas ligjit.

Një baba, fëmija i të cilit kishte humbur jetën në zjarr, mbajti një fjalim ku pretendoi se policia po ushtronte presion mbi të rinjtë që të mos dëshmojnë në hetim.

Përpara gjykatës dhe prokurorisë, prindërit përsëritën pyetjen: Pse objekti “Pulse” nuk ishte mbyllur, megjithëse kishte punuar për 217 ditë me llogari të bllokuar?

Pak ditë më parë, këto familje ishin thirrur për të parë aktakuzën që përfshin 34 persona fizikë dhe 3 persona juridikë në këtë rast.

Në fund, prindërit kërkuan që protesta e ardhshme të jetë masive, me pjesëmarrje nga mbarë vendi, me qëllim që tragjedi të tilla të mos godasin familje të tjera.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit për sot
Next Article Mexhiti dhe Kasami pjesë e spektaklit kushtuar Nënë Terezës në Preshevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?