By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Për herë të parë pas MO-së, të drejtat tona mbrohen me ligj të qartë dhe mekanizma zbatimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Për herë të parë pas MO-së, të drejtat tona mbrohen me ligj të qartë dhe mekanizma zbatimi
MaqedoniTOP LAJM

Fetai: Për herë të parë pas MO-së, të drejtat tona mbrohen me ligj të qartë dhe mekanizma zbatimi

Redaksia
Last updated: 22/06/2025 15:18
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 qershor – Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka bërë të ditur se për herë të parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2001, të drejtat e shqiptarëve dhe të bashkësive të tjera po mbrohen në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar përmes një Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, i cili është në përgatitje për miratim qeveritar.

Në një postim në Facebook, Fetai theksoi se ky ligj historik parashikon jo vetëm përfaqësim proporcional të të gjitha bashkësive në institucionet publike, por edhe mekanizma të qartë për zbatim dhe mbikëqyrje politike, të cilët kanë munguar për dy dekada.

Ligji parasheh:

  • Përfaqësim proporcional të bashkësive në institucionet shtetërore, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë;
  • Formimin e një trupi koordinues qeveritar, të kryesuar nga zëvendëskryeministri, që do të ketë rol mbikëqyrës për zbatimin e ligjit;
  • Miratimin e një metodologjie të re, që do të përfshijë masa korrigjuese për adresimin e nënpërfaqësimit;
  • Përcaktimin e përkatësisë etnike përmes vetëdeklarimit vullnetar, emrit dhe mbiemrit në gjuhën amtare të regjistruar në dokumente zyrtare, përfshirë letërnjoftimin;
  • Harmonizimin e të gjitha ligjeve përkatëse me këtë ligj brenda një afati prej gjashtë muajsh, duke ndaluar çdo përjashtim për institucione si mbrojtja, siguria apo inteligjenca.

Sa i takon vendimit për dërgimin paraprak të projektligjit në Komisionin e Venecias, Fetai rikujtoi se kjo praktikë ishte aprovuar edhe më parë nga aktorë politikë të sotëm opozitarë. Në veçanti, ai përmendi se më 13 tetor 2024, Arben Taravari ishte pajtuar me Kryeministrin për këtë hap, si garanci për përputhjen me legjislacionin e BE-së.

Sipas Fetait, ky filtër ndërkombëtar shërben edhe si mbrojtje kundër tentativave për sabotim nga Gjykata Kushtetuese, të cilën ai e cilëson si të kontrolluar nga BDI, duke sjellë si shembull precedent ligjin për gjuhët. “Dërgimi në Venecia pas miratimit në Qeveri eliminon çdo mundësi për manipulime nga gjyqtarët e zgjedhur nga BDI-SDSM”, shkroi Fetai.

Ai përfundon duke shtuar se VLEN po ndërton një të ardhme me dinjitet dhe barazi, duke kthyer premtimet e pathyeshme të Marrëveshjes së Ohrit në realitet të prekshëm dhe të zbatueshëm me ligj.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E kërkojnë me çdo kusht, 12 milionë euro për emrin e madh nga Kosova
Next Article Zyrtarisht është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruktuar  Ponov most – Bogdanc

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?