By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 350 vetë dikur, deri në 70 mijë sot – Dua Lipa shpërthen në emocione në Wembley: Kam pritur gjithë jetën për këtë moment
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Nga 350 vetë dikur, deri në 70 mijë sot – Dua Lipa shpërthen në emocione në Wembley: Kam pritur gjithë jetën për këtë moment
Showbizz

Nga 350 vetë dikur, deri në 70 mijë sot – Dua Lipa shpërthen në emocione në Wembley: Kam pritur gjithë jetën për këtë moment

admin
Last updated: 23/06/2025 10:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dua Lipa mbajti këtë fundjavë një nga koncertet më të rëndësishme të karrierës së saj në stadiumin Wembley, përpara një audience prej 70,000 vetash.

Koncerti ishte pjesë e turneut të saj “Radical Optimism” dhe u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm për performancën muzikore, por edhe për momentet personale që artistja ndau me publikun.

Drejt fundit të koncertit, Dua ndaloi për një moment dhe iu drejtua audiencës me këto fjalë: “Kam pritur gjithë jetën time për këtë moment. Është sureale, është çmenduri. T’ju shoh të gjithëve këtu sonte, duke kënduar dhe duke kërcyer me mua – kjo do të thotë gjithçka për mua”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo shtoi: “Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 10 vjet që kur performova për herë të parë këtu në Londër. Në një shfaqje me 350 vetë e deri në 70,000 sot këtu me ju”.

Fjalimi i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje, duke reflektuar lidhjen e fortë që ka ndërtuar me fansat në më shumë se një dekadë karrierë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Gjatë koncertit, Dua Lipa ftoi në skenë disa artistë të tjerë të njohur. Në natën e parë, ajo interpretoi së bashku me Jay Kay, vokalistin e Jamiroquai, duke sjellë një version të veçantë të hitit “Virtual Insanity”.

Në natën e dytë, publiku u surprizua nga Charli XCX, e cila iu bashkua Duas për një performancë energjike të këngës “360”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në skenë, Dua solli një produksion të nivelit të lartë – ndriçim, koreografi, ndërveprim me publikun dhe disa ndryshime veshjesh nga shtëpi të mëdha mode si Balenciaga dhe Valentino.

Mes spektatorëve ishin prindërit e saj, motra Rina Lipa, partneri i saj Callum Turner dhe miq të afërt. Në publik ndodheshin gjithashtu figura të njohura nga muzika dhe moda, përfshirë modelen Rosie Huntington-Whiteley.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pas koncertit, Dua ndau në rrjete sociale një mesazh falënderimi, duke e përshkruar natën si “një ëndërr të bërë realitet”.

E lindur në Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova, Dua Lipa ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në skenën ndërkombëtare.

Me tre çmime ‘Grammy’, mbi 40 miliardë dëgjime në Spotify dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës, ajo është kthyer në një nga zërat më të rëndësishëm të pop-it modern.

You Might Also Like

Celine Dion befason fansat në Paris, performon spontanisht para hotelit

Festivali i Filmit në Venecia do të hapet me çmimin për arritje jetësore të George Clooney-t

Jaime Pressly nxirret nga një hotel në Kaliforni pas një incidenti të dyshuar

Doja Cat thyen heshtjen për “demonët” dhe varësinë: Nuk jam e pathyeshme

Ylli i Dolly Parton në Walk of Fame dëmtohet disa ditë pas vdekjes së saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Një vit qeverisje nga OBRM-PDUKM, Maqedonia është poshtëruar ekonomikisht
Next Article Clinton: Netanyahu e do luftën për të qëndruar në pushtet përgjithmonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?