By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lottie Moss provokon me veshje transparente në BludFest dhe flet hapur për përdorimin e Ozempic
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Lottie Moss provokon me veshje transparente në BludFest dhe flet hapur për përdorimin e Ozempic
Showbizz

Lottie Moss provokon me veshje transparente në BludFest dhe flet hapur për përdorimin e Ozempic

admin
Last updated: 23/06/2025 10:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Modelja britanike, Lottie Moss, ndezi skenën këtë fundjavë në Festivalin BludFest, ku u shfaq me një kostum trupi rrjete transparent dhe pantallona të shkurta që vënë në pah linjat e saj.

E kombinuar me këpucë baleti dhe syze dielli, pamja e saj u bë menjëherë temë diskutimi, ndërsa ajo pozoi me vetëbesim dhe provokoi rrjetin me stilin e saj guximtar.

Por, përtej pamjes që nuk lë shumë vend imagjinatës, Lottie ndau edhe një rrëfim të sinqertë për betejat e saj me peshën dhe presionin për t’u dukur si motra e saj, supermodelja Kate Moss, shkruan DailyMail.

Në dokumentarin britanik “The Price of Perfection”, ajo pranoi se vite më parë ka përdorur në mënyrë të paligjshme ilaçin Ozempic për të humbur peshë – një vendim që e çoi deri në një krizë dhe urgjencë spitalore.

“Ndjeva sikur po vdisja”, rrëfeu Lottie, duke shtuar se edhe pse pasojat ishin të rënda, ajo sërish ka menduar t’i rikthehet ilaçit, për shkak të presionit të industrisë së modës dhe krahasimeve të vazhdueshme me motrën e saj të famshme.

“Gjithmonë më krahasuan me Kate, si një version i saj i ri… kjo ndikoi shumë në mënyrën si e shihja trupin tim”, tha Lottie.

Ajo theksoi se sot është më e vetëdijshme për rreziqet dhe po përpiqet të gjejë balancën mes karrierës dhe mirëqenies personale.

Ndërkohë, pamja e saj në festival konfirmon se Lottie Moss mbetet një figurë që sfidon standardet dhe thyen tabu, si me stilin, ashtu edhe me zërin e saj të hapur për çështje që prekin shumë të rinj.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manchester United planifikon ofertë për sulmuesin që shpërtheu këtë sezon në Serie A
Next Article Tahiri: Humbësi i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?