By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zeqiri: “Në pak muaj punë bëmë atë që nuk u bë për 8 vite – ujë i sigurt për Tetovën”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zeqiri: “Në pak muaj punë bëmë atë që nuk u bë për 8 vite – ujë i sigurt për Tetovën”
Maqedoni

Zeqiri: “Në pak muaj punë bëmë atë që nuk u bë për 8 vite – ujë i sigurt për Tetovën”

admin
Last updated: 23/06/2025 11:44
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” ka njoftuar përfundimin me sukses të projektit për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të Tetovës, veçanërisht gjatë dimrit.

Punimet kanë zgjatur një vit dhe kanë përfshirë ndërhyrje të thella teknike, përkatësisht:

  1. Ndërrimin e të gjitha rrjeteve teknike,

  2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,

  3. Vënien në funksion të plotë të njësive të filtrimit,

  4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.

Falë këtyre përmirësimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra në sekondë në 200 litra në sekondë – një shtim i ndjeshëm që përmirëson furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës gjatë periudhave më kritike të vitit.

Vlera e projektit është 1.5 milion denarë dhe është financuar tërësisht nga buxheti vetanak i ndërmarrjes.

“Përkushtimi ynë për shërbime cilësore do të vazhdojë me projekte të reja dhe investime konkrete. Punojmë me përkushtim sot për garanci të nesërmen”, ka deklaruar drejtori i Ndërmarrjes “Sharri”, Valon Zeqiri.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta
Next Article Valë e të nxehtit dhe temperatura deri 40 gradë të enjten dhe të premten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?