By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij
Sport

Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

admin
Last updated: 23/06/2025 12:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin francez “Sept a Huit”, ku ka rrëfyer peripecitë e tij mes dëmtimeve të vazhdueshme dhe pezullimit për doping.

Mes rrëfimit, ai ka drejtuar gishtin nga ish-klubi i tij, Juventus.

“I kërkova ndihmë, por nuk m’u dha”, u shpreh Pogba, duke kujtuar periudhën e vështirë në tetor të vitit 2023. Ai tregoi se ndihej i lënë pas dore nga klubi bardhezi.

“Në atë kohë, kërkova ndihmë, për shembull, trajtim ose një trajner atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Por as këtë nuk e mora. Ata nuk ishin realisht me mua dhe duke e kuptuar këtë, u godita fort. Nuk e kuptova, nuk isha në luftë me ta.”

Në intervistë, Pogba foli edhe për ngjarjen tronditëse të rrëmbimit me tentativë zhvatjeje, të organizuar nga njerëz që i njihte prej kohësh.

Ai përmendi edhe përfshirjen e vëllait të tij të madh, Matias, i cili është dënuar me tre vite burg për këtë çështje. Megjithatë, Pogba thekson se lidhjet familjare mbeten të forta.

“Jemi në kontakt. Kemi folur, midis nesh, me familjen. E dini, lidhjet e gjakut janë lidhje gjaku. Ka një shenjë, sigurisht, por ne ecim përpara. Vetëm koha do të japë përgjigje, më vonë. Sot, e tëra çfarë duam është që familja të mbetet gjithmonë e bashkuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë, nuk do të gënjej. U lëndova. Jam një qenie njerëzore. Nuk është si më parë, por jemi në kontakt. Kur të ndalojnë dhe ke armën përpara, nuk ke kohë të mendosh, thjesht thua po për gjithçka”, tha ai ndër të tjera.

Mes fjalëve të tij, futbollisti francez reflektoi mbi plagët emocionale që i ka lënë kjo përvojë dhe sfidat që e presin në të ardhmen.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, mbështet SHBA-në
Next Article Perishiq: Ne vend kemi më pak se 400 zjarrfikës, nuk kemi një qendër trajnimi për zjarrfikësit e rinj dhe të vjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?