By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres
Sport

Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres

admin
Last updated: 26/06/2025 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arsenali po përgatit një qasje të re për sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres, duke e bërë 27-vjeçarin objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sulmuesi suedez thuhet se po mendon të mos paraqitet në fillim të parasezonit, në përpjekje për të detyruar një transferim.

Fillimisht, Topçinjtë u tërhoqën nga negociatat pasi kuptuan se Sporting nuk do të pranonte oferta dukshëm nën klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh. Oferta e parë e Arsenalit, një propozim verbal prej rreth 55 milionë eurosh, nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit portugez.

Tani, mediumi portugez A Bola raporton se Arsenali po përgatit një ofertë të dytë, e cila pritet të arrijë afër 80 milionë eurove. Ky është minimumi që Sporting mund të marrë në konsideratë për të nisur bisedimet zyrtare.

Gyokeres, i cili ka shënuar 97 gola gjatë dy sezoneve me Sportingun, është i zhgënjyer me klubin që nuk po i plotëson atë që ai e konsideron si një premtim për t’u lejuar të largohet për 60 milionë euro këtë verë.

Sulmuesi ia ka shprehur pakënaqësinë e tij presidentit Frederico Varandas dhe po shqyrton seriozisht mundësinë të mos paraqitet në stërvitjet e korrikut.

Presidenti i Sportingut, nga ana e tij, ka qenë i prerë: “Sporting nuk do të kërkojë klauzolën e lirimit, por ata duhet të më njohin tashmë: kërcënime, shantazhe, fyerje, asnjë nga këto nuk funksionon me mua. Viktor Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro plus 10 milionë euro. Kjo lojë që po luan agjenti vetëm sa po i përkeqëson gjërat”.

Përveç Arsenalit, edhe Juventusi, Liverpool dhe Manchester United, tani i drejtuar nga Ruben Amorim, mbeten të interesuar për sulmuesin, megjithatë Gyokeres e ka bërë të qartë se përparësia e tij është kalimi në Emirates.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skena kaotike pas eliminimit së River Plate nga Kupa e Botës për Klube, lojtarët u grindën dhe më pas vrapuan drejt dhomave të zhveshjes
Next Article Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?