By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë! Çebreni dhe Lugina e Vardarit mbeten prioritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë! Çebreni dhe Lugina e Vardarit mbeten prioritet
Maqedoni

Bozhinovska: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë! Çebreni dhe Lugina e Vardarit mbeten prioritet

admin
Last updated: 26/06/2025 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet deri në fund të vitit, siguron ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska. Sipas saj, qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, pa ngarkesa shtesë financiare.

“Kjo do të thotë që gjatë gjithë këtij viti çmimi do të mbetet i pandryshuar. Do të thotë, njerëzit do të kenë ngrohje në shtëpi, ndriçim në shkolla dhe energji për bizneset e tyre”, tha Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë.

Sa i përket hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, Bozhinovska sqaroi se ato janë pjesë e vizionit për pavarësi energjetike. Aktualisht po shqyrtohen modelet për realizim, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga llogaritjet financiare dhe interesi i investitorëve. Vlerësohet se kostoja e projektit mund të arrijë në 1 miliard e 300 milionë euro.

“Pastaj do të shohim nëse do të jetë 100 për qind e jona, apo eventualisht partneritet publik-privat. Shpresoj që për një periudhë të shkurtër kohe do ta dimë përfundimisht”, u shpreh ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska.

Sa i përket projektit të Luginës së Vardarit, ministrja tha se shteti nuk heq dorë nga plani për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik të lumit Vardar, edhe pse procesi është kompleks dhe afatgjatë. Ky projekt bie ndesh me një pjesë të trasesë së hekurudhës së shpejtë, që pritet të ndërtohet me kredinë britanike. Projekti i Luginës së Vardarit parasheh ndërtimin e 12 hidrocentraleve përgjatë këtij lumi.

“Pra, nuk kemi hequr dorë nga asgjë që për Maqedoninë përfaqëson përfitim”, deklaroi Sanja Bozhinovska – ministre e Energjisë.

Aktualisht, TEC Mnastir funksionon me dy blloqe, ndërsa autoritetet po hetojnë zjarrin e fundit.Kjo situatë ka sjellë rritje të importit të energjisë elektrike, me çmime shumë më të larta se ato të tregut, duke shkaktuar shpenzime të mëdha për shtetin. Bozhinovska nuk dha shpjegim se pse është paguar më shtrenjtë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim
Next Article Ambasada e SHBA-së: Përsëri do të fillojë lëshimi i vizave studentore, do të shqyrtohen profilet e aplikantëve në rrjetet sociale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?