By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet në ligjin për informacionin e udhëtimit, Hoxha: Hap drejt anëtarësimit në BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndryshimet në ligjin për informacionin e udhëtimit, Hoxha: Hap drejt anëtarësimit në BE-së
Shqipëri

Ndryshimet në ligjin për informacionin e udhëtimit, Hoxha: Hap drejt anëtarësimit në BE-së

admin
Last updated: 26/06/2025 11:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi sot në Kuvend projektligjin për “Përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas ministrit Hoxha miratimi i këtij projektligji është parakusht për nisjen e negociatave me BE-në.

“Një tjetër nismë e sjellë për miratimin tuaj sot në Kuvend është projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, një nismë në përmbushje të standardeve më të larta të sigurisë, mbrojtjes së të dhënave dhe për ta avancuar në rrugëtimin tonë drejt në BE. Ky projektligj përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së në fushën e përpunimit të të dhënave të udhëtimit, më konkretisht të të dhënave paraprake të pasagjerit dhe të dhënave në regjistrimin e emrit të pasagjerit. Miratimi është parakusht për nisjen e negociatave me BE-në, për një marrëveshje ndërkombëtare me BE-në për shkëmbimin e të dhënave të cilat aktualisht nuk merren nga njësia e informacionit të pasagjerit, njësi që funksionon pranë Policisë së Shtetit për fluturimet në vendet e BE-së.

Ky është një boshllëk që duhet përmbushur me urgjencë për të përmbushur angazhimet tona si vend kandidat. Për të realizuar këto procedura pune, ka nevojë për personel 24/7 për të mbajtur nën kontroll gjithë lëvizjet e pasagjerëve gjatë fluturimit dhe për të siguruar të gjithë të dhënat nga kompanitë në mënyrë të vazhdueshme fluide, cilësore dhe të sakta. Për kryerjen e këtyre procese ka nevojë gjithashtu dhe për specialistë të analizës të cilët krijojnë rregulla dhe profile bazuar mbi informacionin policor”, tha Hoxha.

Hoxha përmendi edhe risitë që sjell nisma të cilat, sipas tij, janë të qarta dhe konkrete.

“Ky ligj krijon një kuadër të plotë ligjor dhe të pavarur për përpunimin e të dhënave, duke zëvendësuar dhe përmirësuar boshllëqet që ekzistojnë në ligjin aktual për kontrollin kufitar;

“Garanton mbrojtje të të dhënave personale të pasagjerëve. Këto të dhëna do të përpunohen dhe ruhen vetëm autoriteti i vetëpërcaktuar në ligj, në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta të privatësisë dhe sigurisë kibernetike; Konsolidon kompetencat e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit (SIU), pranë Policisë së Shtetit, si dhe përcakton qartë detyrat e institucioneve që do të bashkëpunojnë me të për qëllime të sigurisë publike dhe procedurave penale;

“Krijon një strukturë të centralizuar për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, shkëmbimin dhe fshirjen e të dhënave, përfshirë edhe veprime të tilla si anonimizimi, transmetimi ndërkombëtar dhe pseudonimizimi, që përputhen me direktivat dhe praktikat më të mira të BE-së.

“Garanton pavarësinë e strukturave, përmes një kuadri që shmang varësitë nga akte të ndryshme nënligjore dhe i jep siguri ligjore funksionimit të saj; Rrit eficiencën për parandalimin dhe hetimin e veprave penale, përmes mundësisë që autoritetet kompetente të cilat duhet të kenë akses në të dhënat e nevojshme për qëllime të sigurisë dhe ndjekjes penale; Përcakton rolin e Autoritetit Kombëtar Mbikëqyrës, i cili do të garantojë ruajtjen e të drejtave të qytetarëve dhe kontrollin mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi ndër të tjera se miratimi i këtij projektligji është hap i qartë drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në BE.

“Projektligji është një instrument strategjik për forcimin e sigurisë kombëtare, përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një hap i qartë drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësimin në BE.

Me votën tuaj pro në i japim Shqipërisë një mjet të ri të sigurt dhe të standardizuar për përballimin e sfidave të sigurisë kombëtare për garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe për ndërtimin e një sistemi modern të drejtë dhe efikas për menaxhimin e të dhënave të udhëtimit”, tha Hoxha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori britanik, Abbott: Reforma zgjedhore të garantojë një fushë të barabartë për të gjithë
Next Article Berisha: Në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?