By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi dispozitat e Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2021
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi dispozitat e Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2021
MaqedoniTOP LAJM

Gjykata Kushtetuese e RMV-së shfuqizoi dispozitat e Metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të kryer në vitin 2021

admin
Last updated: 26/06/2025 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Gjykata Kushtetuese njofton se me shumicë votash ka shfuqizuar disa dispozita të Regjistrimin e Popullsisë të kryer në vitin 2021, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Në rastin U.br.251/2025, i cili mbulon dispozita nga Metodologjia e zbatuar për Regjistrimin e vitit 2021, ju informojmë se Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, shfuqizoi:

Pjesa II “Pjesa e Përgjithshme” pika 5 nënseksioni 1 në pjesën “”Popullsia e përgjithshme rezidente” përbëhet nga personat e mëposhtëm – Njësitë e Regjistrimit” dhe nënseksioni 2 në pjesën “”Popullsia e përgjithshm jorezidente” përbëhet nga personat e mëposhtëm – Njësitë e Regjistrimit” të Metodologjisë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021.

Gjykata vlerësoi se pjesët e treguara të Metodologjisë nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit tonë kushtetues, sundimin e ligjit, i cili rregullohet me nenin 8 paragrafi 1 rreshti 3 dhe detyrimin kushtetues që të gjitha rregulloret të jenë të harmonizuara me ligjet dhe Kushtetutën, të rregulluara me nenin 51 të Kushtetutës, pastaj nenet 6, 7 dhe 17 paragrafi 2, rreshti 1 i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës i tejkaloi kompetencat e tij dhe, me një akt nënligjor (Metodologjia), kreu një kategorizim të popullsisë rezidente dhe jorezidente, për të cilin nuk ka autorizim ligjor, sepse Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021 nuk parashikon që kategorizimi i popullsisë të zhvillohet me një akt nënligjor.

Për shkak të faktit se ky është një vendim shfuqizues, jo anulues, Gjykata vëren se Vendimi do të zbatohet që nga momenti i publikimit të tij në Gazetën Zyrtare (për aktet nënligjore që do të miratohen në të ardhmen), por nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive, për regjistrimin e vitit 2021 që është kryer tashmë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sërish rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!
Next Article Zheljazkov: Patëm një bisedë të mirë me Siljanovska-Davkovën, qëllimi është që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?