By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale
Maqedoni

Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

admin
Last updated: 26/06/2025 15:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale.

Kështu ka konfirmuar Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Berisha, transmeton Telegrafi.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës sot zotni Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese me të cilën ne besojmë që i ka ndihmuar Prokurorisë për të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret të Serbisë me qellim të dëmtimit të reputacionit të profesorit Martin Berisha. I cili është halë në sy të Serbisë edhe të disave që me vetëdije apo pa vetëdije i shtyjnë agjendat e Serbisë”, ka pohuar ai.

Avokati ka falënderuar tutje Prokurorinë.

“Ne i falënderohemi Prokurorisë e cila përfundimisht besojmë që e ka kristal të qartë se Martin Berishaj ka pësuar paksa dëmtim kolaterale të atyre që në mënyre patologjike e urrejnë Lëvizjen Vetëvendosje, e posaçërisht kryeministrin më të mire që e ka pas Kosova ndonjëherë zotni Albin Kurti”, thotë Gashi.

Intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale Shpëlarje e parave, Shmangie nga Tatimi dhe Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligji për Përfaqësim të drejtë dhe adekuat/ Dauti: Balanceri i padrejtë u hoq dhe më në fund fillon një epokë e re
Next Article ‘Të shkatërruar, të mundur e zhdukur – zgjidh fjalën tënde’: Sekretari amerikan i Mbrojtjes kritikon ‘lajmet e rreme’ mbi sulmet në Iran

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?