By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Energjia dhe turizmi – dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Energjia dhe turizmi – dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
MaqedoniTOP LAJM

Energjia dhe turizmi – dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

admin
Last updated: 26/06/2025 19:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Pasojat ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nga konflikti në Lindjen e Mesme janë indirekte dhe të kufizuara, sipas të dhënave për tregtinë e jashtme dhe analizave të ekspertëve ekonomikë, raporton Radio Evropa e Lirë. 

Ata thonë se ndikimi është më i dukshëm përmes qëndrimeve ideologjike ose përplasjeve gjeopolitike. Përveç në Mal të Zi. Turizmi në këtë vend tashmë po përjeton pasoja negative, për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve dhe rezervimeve hoteliere nga Izraeli.

Sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, si dhe kërcënimet për mbylljen e rrugëve kryesore ujore shkaktuan një tronditje të lehtë në tregun e naftës dhe rritën çmimet e naftës bruto dhe të derivateve të saj.

Varësia energjetike e Maqedonisë së Veriut

Derisa sulmet midis Iranit dhe Izraelit vazhdonin, çmimet e energjisë luhateshin.

Për pasojë, në tregun e Maqedonisë së Veriut kishte disa rritje të çmimeve të naftës.

Pritjet e udhëheqësve të Komisionit Rregullator të Energjisë në këtë vend janë që trendi i stabilizimit të çmimeve të naftës të vazhdojë, duke pasur parasysh armëpushimin e shpallur disa ditë më parë mes Izraelit dhe Iranit.

“Besoj se do të kemi stabilizim të çmimeve të produkteve të naftës dhe çmimeve të gazit natyror, e rrjedhimisht edhe të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.

Udhëheqësi i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Trajan Angelovski, thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë veprime ushtarake, sepse çmimet e energjisë mund të prishin shumë gjëra.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Çmimet do të rriteshin dhe do të ndikonin drejtpërdrejt në inflacion”, sipas tij.

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut, sipas parashikimeve të Bankës Popullore në prill, do të arrijë në 3 për qind në vitin 2025, që është 0.5 përqind më pak se vitin e kaluar.

“Ekonomia jonë nuk është as në rritje të shpejtë e as e zhvilluar. Ne jemi gjithmonë të varur nga burimet e energjisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mille Boshkov, president i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në skenën globale, Irani luan një rol të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimit.

Ai është anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), prodhon rreth 3.3 milionë fuçi nafte në ditë dhe eksporton më shumë se dy milionë.

Përveç se ka burimet e veta të naftës, Teherani mund të ndikojë edhe në një rrugë jetike tregtare – Ngushticën e Hormuzit – përmes së cilës, çdo ditë, kalon më shumë se një e pesta e furnizimit botëror me naftë.

Në të kaluarën, Irani ka kërcënuar disa herë me bllokimin e saj.//REL

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tripunovski: Në periudhën e ardhshme pritet të ulet importi i ushqimit nga jashtë
Next Article Bekim Qoku: Takim me OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira dhe demokratike – VLEN për një proces zgjedhor të drejtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?