By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend
Maqedoni

Pula kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk ofroi zgjidhje për krizën në Kuvend

admin
Last updated: 30/06/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula ka reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese  Kosovës, duke thënë se e njëjta ka dështuar të mbrojë Kushtetutën dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizës parlamentare që ka bllokuar funksionalizimin e Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Pula shprehet se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit “nuk prodhoi jurisprudencë të kërkuar” dhe “nuk e fuqizoi funksionimin parlamentar”.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk e mbrojti Kushtetutën, nuk i udhëzoi deputetët si të veprojnë, nuk e mundësoi funksionalizimin e Kuvendit, nuk i adresoi shkeljet dhe nuk e zgjodhi as ngërçin,” shkruan Pula.

Ai përshkruan edhe zhvillimet në Kuvend më 15 prill, kur nisi seanca konstituive për zgjedhjen e kryesisë, por që mbeti e papërfunduar për shkak të mospajtimeve mbi procedurën e votimit.

“Procedura u fillua me votim të hapur, por më vonë kryesuesi propozoi votim të fshehtë – për rezultat, një numër deputetësh nuk marrin pjesë në votim dhe seanca konstituive mbetet e papërfunduar!” shkruan Pula.

Ai rikujton se më 12 maj, një grup deputetësh i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetje që lidhen me drejtimin e seancës dhe me përputhshmërinë e funksioneve të disa deputetëve që ushtrojnë edhe poste ekzekutive. Por sipas Pulës, Gjykata nuk dha përgjigje thelbësore.

“Kërkesën e deputetëve nuk e shpalli të papranueshme – e pranoi, por në thelb nuk e gjykoi,” shkruan ai.

“Gjykata nuk e gjykoi papajtueshmërinë e funksioneve të deputetëve me detyrat ekzekutive, dhe as nuk ofroi udhërrëfyes për përfundimin e seancës konstituive,” thekson më tej Pula.

Aktgjykimi KO124/25, sipas tij, veçse përcakton një afat 30-ditor për përfundimin e seancës, por nuk jep udhëzime për veprimet që duhen ndërmarrë në rast të një tjetër bllokade.

Pula e përmbledh qëndrimin e tij duke thënë se:“Gjykata Kushtetuese me aktgjykim nuk gjykoi!”

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse do të jetë titullar
Next Article Zyrtare: Dion Gallapeni prezantohet te skuadra polake Widzew Lodz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?