By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mbijeton” Von der leyen, dështon mocioni i mosbesimit ndaj saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Mbijeton” Von der leyen, dështon mocioni i mosbesimit ndaj saj
Bota

“Mbijeton” Von der leyen, dështon mocioni i mosbesimit ndaj saj

admin
Last updated: 10/07/2025 20:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ursula von der Leyen dhe Komisioni Evropian i kanë mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 euro-deputetë që kanë votuar në favor të tij, 360 kundër dhe 18 që kanë abstenuar.

Konkretisht, votat pro mocionit ishin shumë poshtë shumicës prej dy të tretave të votave të kërkuara që nisma të ishte e suksesshme.

Von der Leyen, që nuk ishte e pranishme në seancë gjatë votimit, është e sigurt për momentin. Por votimi ka dobësuar pa dyshim pozitat e saj dhe ka bërë që të ngrihen pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve kërkoi një zotim në këmbim të mbështetjes së tyre për buxhetin e ardhshëm afatgjatë.

Bëhet fjalë për një zotim që do të testohet javën e ardhshme, kur propozimi i Komisionit Evropian do të bëhet publik.

Ndërkohë, grupet e djathta Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus Konservatorët dhe Reformistët, por dhe pak euro-deputetë nga e majta votuan në favor të mocionit.

Më herët, vetë Von der Leyen ishte shprehur kundër mocionit, duke thënë se promovuesit e tij ishin vetëm marioneta të presidentit rus Vladimir Putin.

Von der Leyen ishte vënë në qendër të kritikave, sidomos për trajtimin e partive të djathta, për injorimin e çështjeve të rëndësishme dhe për drejtimin e komisionit në mënyrë jashtëzakonisht të centralizuar dhe pa transparencë.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kremlini: Procesi i paqes në Ukrainë s’ka stagnuar
Next Article Britania e Franca arrijnë marrëveshje për migrantët e jashtëligjshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?