By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport

Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube

admin
Last updated: 11/07/2025 16:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Arsene Wenger i është përgjigjur deklaratave të Jurgen Kloppit se Kupa e Botës për Klube “është ideja më e keqe e prezantuar ndonjëherë”, duke thënë se ekipet janë në favor të “garës fantastike”.

Ish-trajneri i Liverpoolit, Klopp, e ka kritikuar Botërorin që po mbahet në SHBA. Botërori është rritur në 32 skuadra nga shtatë sa ishin në të kaluarën dhe po mbahet në verë.

Ish-trajneri i Arsenalit, Wenger, ka thënë se Kupa e Botës për Klube e ka përkrahjen e plotë të klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve të përfshirë. Ai është shef i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit.

Kur u pyet nga BBC-ja për komentet e Kloppit, francezi Wenger u përgjigj: “Do të jap një përgjigje të mërzitshme për një pyetje interesante. Të gjithë kanë të drejtë në mendim, ndërsa unë nuk e përkrah aspak qëndrimin e Jurgen Kloppit. Unë ndiej se Kupa e Botës duhej. Nëse u bëni pyetje të gjitha klubeve që ishin këtu, atëherë 100 për qind e përgjigjeve do të ishin se ata do të donin ta bënin përsëri.

Kjo është përgjigjja më e mirë për atë që klubet mendojnë për Kupën e Botës për Klube”.
Sipas trajnerit të njohur, pyetja kryesore është nëse tifozët e duan turneun, apo jo.

“Ne besojmë se tifozëria është projektuar të jetë e vogël, ndërsa në realitet ishte shumë më e madhe. Përgjigjja është këtu”, ka thënë veterani francez.

FIFA planifikon të marrë mësime nga turneu që përfundon të dielën, për atë se si të përballet me të nxehtit dhe si t’i përmirësojë fushat për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Shumica e ndeshjeve të Botërorit të vërtetë do të zhvillohen në SHBA.

“I nxehti në disa ndeshje ishte problem, por jemi munduar ta luftojmë këtë me pushime për freskim, duke i ujitur fushat gjatë pushimeve. Në përgjithësi kemi mësuar shumë për këtë. Për fusha në dy vende kishte probleme, njëri prej tyre ishte Orlando. Por nuk duhet ta nënçmojmë kualitetin e fushave me bari të përhershëm natyral. Bari është pak ndryshe këtu. Është pak më i ashpër apo pak më rezistent se në vendet e tjera. Por pasi e ujitëm barin të gjithë ishin të lumtur”.

Wenger ka shtuar se nxehtësia mund të jetë problem për të gjithë. Ka thënë se sipas analistëve të FIFA-s, kur temperatura është mbi 35 gradë Celsius, kjo ka ndikim në vrapimet e shpejta e jo në vrapimet në distancë.

Botërori i klubeve është një ndeshje larg përfundimit. Të dielën në finale, në “MetLife”, në New Jersey takohen Chelsea dhe PSG-ja.

You Might Also Like

Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

“I uritur për të fituar përsëri”, John Stones shpalos ambiciet e tij me Interin

“Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht

Juventusi kërkon yllin e Manchester Cityt – kontaktet mes klubeve kanë nisur

Jo vetëm Vinicius Jr, Arsenali e do edhe një yll tjetër të Real Madridit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Next Article Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?