By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport

Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian

admin
Last updated: 11/07/2025 16:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kaloi një vit të vështirë dhe nuk ishte titullare. Riola Xhemaili nuk u ndodh në fushë për pjesën më të madhe të kohës, ndërsa Zvicra luante shanset e saj për kualifikim në çerekfinalet e Kampionatit Europian të femrave, duke pasur përballë Finlandën.

Në stadiumin e “Gjenevës”, skuadra helvete që është vendase në këtë turne, kishte nevojë për një barazim ndaj Finlandës, dhe plani I trajneres suedeze, Pia Sundhage, dukej se do të realizohej pa u aktivizuar fare shqiptarja nga Kosova.

Gjithsesi, finlandezet ia dolën të shënonin, madje vonë. Një penallti e merituar ndihmoi mbrojtësen Natalia Kukia, që të kalonte ekipin e tij në avantazh 1-0 dhe t’i jepte për momentin kualifikimin.

Në atë kohë, erdhi momenti i Riola Xhemailit. Mesfushorja 22-vjeçare, që luan në Holandë për PSV Ajndhovenin, hyri në fushë në minutën 81-të dhe ishte shpëtimi I ekipit.

Në një aksion koral, goditja e saj pranë portës solli barazimin 1-1 në 92’, dhe bashkë me të edhe kualifikimin.

“Jam e lumtur. Ndihem e bekuar që shënova në fund dhe jam e lumtur që ia dolëm. Falenderoj ekipin pasi ia dolëm së bashku. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Ishte e bukur për shikuesit, por me shumë stres në fushë. Ishte e pabesueshme, si realizimi I një ëndrre. Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që provova. Kur isha fëmijë ëndërroja të shënoja gola të tillë, dhe ja ku ia dola. Ky është emocioni më I madh që kam provuar në jetë”.

Zvicra tashmë është në çerekfinale për herë të parë në histori, ndërsa në krye të Grupit A doli Norvegjia me 9 pikë, pra me tri fitore të plota, që mundi Islandën me shifrat 4-3. Shorti në katërshe mund të jetë shumë I vështirë pasi përballë pritet të jetë Spanja, kampione e botës.

You Might Also Like

Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

“I uritur për të fituar përsëri”, John Stones shpalos ambiciet e tij me Interin

“Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht

Juventusi kërkon yllin e Manchester Cityt – kontaktet mes klubeve kanë nisur

Jo vetëm Vinicius Jr, Arsenali e do edhe një yll tjetër të Real Madridit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Next Article Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?