Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar tha se vendi i tij nuk ‘ka asnjë qëllim’ për të kontrolluar Gazën për një kohë të gjatë.
Ai shtoi se shteti hebre ka “vetëm shqetësime sigurie” për Rripin e Gazës.
Në një intervistë me Euronews, Sa’ar tha se vendi i tij nuk kishte “asnjë qëllim” për të kontrolluar Rripin e Gazës për një kohë të gjatë.
“Ne nuk kemi asnjë qëllim ta bëjmë këtë”, tha Sa’ar.
“Lidhur me Rripin e Gazës, ne kemi vetëm shqetësime sigurie.”
Por Sa’ar tha se lëvizja terroriste palestineze Hamas “nuk mund ta kontrollojë Rripin e Gazës” dhe “nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Gazës”.