By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani në seancën e 5-të të Këshillit nacional për eurointegrime: Maqedonia e Veriut prej kohësh pranoi sistemin evropian të vlerave si të vetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani në seancën e 5-të të Këshillit nacional për eurointegrime: Maqedonia e Veriut prej kohësh pranoi sistemin evropian të vlerave si të vetin
Maqedoni

Murtezani në seancën e 5-të të Këshillit nacional për eurointegrime: Maqedonia e Veriut prej kohësh pranoi sistemin evropian të vlerave si të vetin

admin
Last updated: 14/07/2025 15:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti fjalim në Seancën e Pestë të Këshillit Nacional për euro-integrime ku në rendin e ditës ishte prezantimi i Programit dhe prioriteteve të Kryesimit Danez me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2025.

Programi dhe prioritetet e kryesimit me Këshillin e BE-së u prezantuan nga Pernille Deiler Kardel, Ambasadore e Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, ndërkaq në Seancë morën pjesë edhe anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe Komitetit të Përbashkët Parlamentar Maqedonia e Veriut – BE.

Në vazhdim fjalimi i plotë i MÇE Murtezanit:

Në fillim, dëshiroj të shpreh kënaqësinë që sot, në shtëpinë e demokracisë, do të diskutojmë për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme: prioritetet e Presidencës Daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Kur Evropa ndryshon, forca e saj matet përmes aftësisë për të mbetur besnike ndaj vlerave të veta dhe për t’u zgjeruar mbi bazën e tyre. Prandaj, e përshëndes moton e Presidencës Daneze “Evropë e fortë në botën e cila po ndryshon”, si porosi e cila tejkalon retorikën dhe pasqyron frymën e vërtetë të momentit në të cilin jemi. Me këtë moto për 6-të muajt e ardhshëm, Danimarka jo vetëm që ofron vizion, por gjithashtu përcakton agjendë të përgjegjshme të bazuar në vlera dhe gjeopolitikë.

Në një kohë trazirash globale dhe presioni gjithnjë e më i madh i jashtëm ndaj demokracive evropiane, na nevojitet një Evropë e cila qëndron fort në vlerat e saj dhe që di të dallojë cilat rajone janë afër saj, si nga aspekti strategjik ashtu edhe nga ai njerëzorë. Prandaj, veçanërisht e përshëndes përcaktimin e qartë të Presidencës Daneze se „zgjerimi i mëtejshëm është domosdoshmëri gjeopolitike“, siç është theksuar që në fillim të programit të prioriteteve të tyre.

Në takimin e fundit në MÇE me Ambasadoren e nderuar të Mbretërisë së Danimarkës, e ndamë pikërisht këtë porosi – se Kriteret e Kopenhagës duhet sërish të jenë masa me të cilën matet progresi. Jo kushtëzimet dypalëshe, por kapaciteti institucional, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe legjitimiteti demokratik. Danimarka e kupton këtë realitet jo vetëm si detyrë teknike, por si detyrim politik. Prandaj, për ne është lajm i mirë ambicia e Presidencës Daneze për ta përgatitur Bashkimin Evropian për zgjerim përmes reformave të brendshme. Kjo është shprehje e vizionit, por edhe e përgjegjësisë.

Maqedonia e Veriut prej kohësh e ka pranuar sistemin evropian të vlerave si të vetin. Dhe, pavarësisht të të gjitha kufizimeve – shpesh edhe me çmim të lartë politik – ajo ndjek rrugën evropiane përmes reformave, kompromiseve dhe qëndrueshmërisë. Kushtëzime që dalin përtej trashëgimisë juridike evropiane. Imponime që e minojnë besueshmërinë e procesit. Vetot joparimore dhe këmbëngulja në çështje bilaterale si parakusht për hapjen e Klasterit „Vlerat Themelore“ nuk janë vetëm padrejtësi, kjo në fakt është një goditje sistematike ndaj vetë idesë evropiane.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet partner i qëndrueshëm në këto procese. Do të vazhdojmë të ndjekim rrugën evropiane me dinjitet, me argumente dhe të hapur për dialog. Por edhe me pritjen se edhe Bashkimi Evropian do ta njohë momentin për të treguar se dyert e tij nuk janë simbolike, por janë reale. Në botën e cila po ndryshon, Evropa duhet të jetë ajo që hapet, e jo ajo e cila mbyllet. Të udhëheqë, jo të shtyjë për më vonë. Të zgjerohet, jo të tërhiqet. Dhe për këtë i duhet guxim dhe partneritet.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vetura humb kontrollin dhe përplaset në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”, tre persona përfundojnë në spital
Next Article Prokurorja pas vendimit për Shalën: Do ta shqyrtojmë me kujdes aktgjykimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?