By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?
Shëndetësi

A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?

admin
Last updated: 14/07/2025 15:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ndjenja e thellë e vetmisë, e cila tradicionalisht i atribuohet të moshuarve, në fakt i prek më shumë ata që janë dukshëm më të rinj, tregon një studim i Qendrës Gjermane për Çështjet e Moshës (DZA)

Hulumtimi i ri i DZA-së tregon se njerëzit mbi 76 vjeç, mesatarisht, ndihen më pak të vetmuar sesa ata që janë ndërmjet 43 dhe 55 vjeç.

“Ky rezultat bie ndesh me bindjen e përhapur se vetmia rritet me moshën”, theksojnë autorët.

Si shpjegim i mundshëm, analiza tregon se të moshuarit shpesh kënaqen me një rreth shoqëror më të vogël, por të qëndrueshëm, ndërsa të rinjtë ende kërkojnë më shumë kontakte për të ndier lidhje shoqërore.

Një tjetër arsye mund të jetë fakti se, ndër më të moshuarit, ka më pak persona të vetmuar sepse statistikat tregojnë që ata që nuk ndihen të vetmuar jetojnë më gjatë.

Ministrja për Familjen, Karin Prien, e ka komentuar studimin duke theksuar se “vetmia nuk prek vetëm të moshuarit”.

“Ajo është e pranishme edhe në moshën e mesme dhe shpesh është e padukshme dhe e nënvlerësuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, pikërisht në këtë fazë të jetës, ndjenja e vetmisë mund të jetë veçanërisht e theksuar te disa persona, pasi humbasin ndjenjën e lidhjes ndërsa përpiqen të gjejnë balancën mes presionit të punës dhe detyrimeve familjare, transmeton Telegrafi.

Getty Images

Problemi i vetmisë është i ndërlikuar dhe nuk ndjek modele të thjeshta demografike. Një nga “faktorët e qartë të rrezikut” është statusi socio-ekonomik.

“Sa më të ulëta të jenë të ardhurat, aq më i madh është rreziku.”

Të punësuarit ndihen më rrallë të vetmuar sesa të papunët.

Sipas studimit, afërsisht një në njëmbëdhjetë persona mbi 43 vjeç ka deklaruar se ndihet “shumë i vetmuar”. Në përgjithësi, njerëzit në gjysmën e dytë të jetës shfaqin një nivel mesatar vetmie.

Ky studim bazohet në të dhënat e Hulumtimit Gjerman për Plakjen (DEAS), i cili çdo vit anketon një mostër përfaqësuese të popullatës së synuar. Autorët kanë përdorur të dhëna nga vitet 2017 dhe 2023.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse jeni gjithmonë të lodhur? Shkaqet më të zakonshme dhe çfarë mund të bëni
Next Article VLEN: Skenari i BDI-së- Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?