By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Skenari i BDI-së- Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Skenari i BDI-së- Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!
Maqedoni

VLEN: Skenari i BDI-së- Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!

admin
Last updated: 14/07/2025 15:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Le të ndriçojmë njërën nga ngjarjeve më të dhimbshme të abuzimit me institucionet kundër qytetarëve, në rrjetin e  krijuar nga Blerim Bexheti dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ka të bëjë për pushtetin partiak, për marrëveshje korruptive dhe për diskriminim sistematik që i ka goditur pikërisht ata që janë sakrifikuar më shumë.

Gjatë muajve të kaluar ishim dëshmitarë të një aksioni të inskenuar nga BDI, ku goditja kryesore ishte drejtuar ndaj familjes së një pjesëtari të UÇK-së.

Nga mbi 20 mijë objekte të paligjshme në Shkup, pikërisht shtëpia e tij modeste u zgjodh për të demonstruar forcë.
Pse? Sepse më herët, i njëjti njeri ishte larguar nga puna me urdhër të njerëzve të Blerim Bexhetit.
Kjo nuk është rastësi, por një mesazh i llogaritur mirë: “Nëse nuk jeni me ne, nuk do të ekzistoni.”

E njëjta dorë e Blerim Bexhetit shihet edhe pas narrativit të rremë që BDI po ia shet opinionit në vend, se në shënjestër qenka “Komandant Baruti”, ndërsa njeriu i vërtetë pas gjithë kësaj historie është vëllai i tij.

I mbytur në mjegullën e dezinformatave, duhet të shihet kush realisht i tërheq fijet dhe në dobi të kujt po zhvillohet kjo dramë e egër parazgjedhore.

Kjo nuk është hera e parë që Blerim Bexheti dhe bashkëpunëtorët e tij e ngritin shkopin mbi kokat e bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë.

Le të kujtojmë muajin Gusht dhe Nëntor të vitit 2022, kur nga Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, nën maskën e “racionalizimit”, u pushuan nga puna 112 punëtorë, shumica prej tyre shqiptarë.

Disa prej tyre u zëvendësuan brenda natës me kuadro të reja, të përshtatshëm për partinë.

“Ose e ndërprisni grevën, ose do t’ju zëvendësojmë”, kjo është fija që i lidh të gjitha, nga kërcënimet e natës së 27 majit 2023, deri te presioni i sotëm ndaj veteranëve të UÇK-së.

Çfarë i lidh të gjitha këto ngjarje? Emrat dhe nënshkrimet e Blerim Bexhetit dhe Danella Arsovskës:
-Marrëveshje të përbashkëta të nënshkruara larg syve të opinionit publik;
-Emërime partiake në “Higjienën Komunale” dhe ndërmarrjet e tjera publike nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, që në fakt duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve;
-Aksione të koordinuara në terren, të drejtuara ndaj lagjeve ku jetojnë shqiptarët, me synim të dërgohet një mesazh frike dhe nënshtrimi.

Kjo nuk është më çështje e abuzimeve të izoluara, por një model sjelljeje. Një parti që dikur krenohej me luftën, sot po i tradhton pikërisht luftëtarët e saj, duke i ekspozuar në shtyllën e turpit për hir të propagandës së zbrazët dhe mbijetesës në pushtet.

Prandaj, ne pyesim publikisht:
1. Kush po ushtron presion qëllimisht ndaj individëve të caktuar?
2. Pse BDI po përhap gënjeshtrën me vetëdije të plotë për luftëtarët e UÇK-së?
3. A është kjo një tjetër paralajmërim nga BDI për çdo veteran që guxon të flasë?
4. Si e shpjegojnë Blerimi dhe Danella faktin që nga mbi 20 mijë objekte në Shkup u targetua vetëm një?
5. Kush e thirri inspektoratin dhe policinë dhe mbi çfarë kriteresh?
6. Kush e nënshkroi listën e largimeve nga puna në “Higjienën Komunale”? Kush e përpiloi? A ishte vetë Blerim Bexheti?
7. Sa është reale lidhja financiare mes Qytetit të Shkupit dhe firmave të afërta me Blerim Bexhetin? A është frika nga zgjedhjet dhe largimi i Danellës shkaku i gjithë kësaj nervoze?
8. Sa nga 150 shqiptarët e larguar nga puna gjetën një punë tjetër dhe në çfarë kushte?

Kërkesat tona janë të qarta dhe pa mëdyshje:
-Prokuroria Publike të nis menjëherë procedurë para hetimore për rolin e Blerim Bexhetit në keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe në nxitjen e urrejtjes ndëretnike gjatë muajve të fundit në Shkup;
-Mbikëqyrje inspektuese mbi të gjitha marrëveshjet e Qytetit të Shkupit gjatë tre viteve të fundit;
-Kthim i menjëhershëm në punë i punëtorëve të larguar padrejtësisht dhe kompensim për periudhën e kaluar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A janë në të vërtetë njerëzit në moshë të mesme më të vetmuar se më të moshuarit?
Next Article Aliu: Mbështetje nga Banka Botërore për reformat në shëndetësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?