By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump e kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump e kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditësh
Bota

Trump e kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditësh

admin
Last updated: 14/07/2025 18:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti republikan e bëri këtë njoftim gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Do të vendosim tarifa shumë të rënda, nëse nuk kemi marrëveshje brenda 50 ditëve”, tha Trump.

Ai nuk dha hollësi për mënyrën se si do të zbatoheshin tarifat.

“Unë e përdor tregtinë për shumë gjëra” shtoi ai. “Por, ajo është mënyrë shumë e mirë për t’i zgjidhur luftërat”.

Rutte synon gjithashtu të zhvillojë bisedime me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Hegseth, dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si edhe me anëtarë të Kongresit.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua më herët gjatë ditës në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të biseduar rreth mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Biseduam për rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë së bashku më saktësisht për të ardhur më afër paqes. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën”, shkroi Zelensky në X.

Kievi dhe qytete të tjera në Ukrainë janë vënë në shënjestër të sulmeve të shumta ajrore nga forcat ruse javët e fundit, duke i zemëruar Trumpin dhe zyrtarë të tjerë në Uashington, të cilët kanë filluar të dyshojnë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka vërtet për qëllim të zhvillojë bisedime për paqe për t’i dhënë fund konfliktit më të gjatë dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Trump, i cili ka folur me Putinin gjashtë herë me telefon që kur mori detyrën, ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim për refuzimin e Putinit për të rënë dakord për një armëpushim.

Kritikat më të ashpra të Trumpit ndaj Putinit janë të dukshme, pasi ai ka një histori komentesh pozitive dhe lavdëruese për liderin rus. Trump e ka quajtur atë të “mençur” dhe vitin e kaluar tha se kishte “marrëdhënie shumë të mira” me Putinin.

Javën e kaluar, Trump kritikoi hapur Moskën sërish.

“Jam i zhgënjyer me Rusinë, por do të shohim çfarë ndodh në javët në vijim”, i tha ai NBC News.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PSG-ja dëshiron t’ia vjedhë lojtarin Realit
Next Article Takim i ministrit Toshkovski dhe drejtorit të përgjithshëm të ICMPD-së, Shpindeleger

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?