By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Saport Koçani” realizoi donacion për Klinikën për kirurgji plastike dedikuar për të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Saport Koçani” realizoi donacion për Klinikën për kirurgji plastike dedikuar për të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”
Maqedoni

“Saport Koçani” realizoi donacion për Klinikën për kirurgji plastike dedikuar për të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls”

admin
Last updated: 15/07/2025 15:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Iniciativa “Saport Koçani” realizoi një donacion për Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktive – Shkup dedikuar për të lënduarit në zjarrin në klubin “Puls” në Koçan më 16 mars të vitit 2025.

Siç kumtuan nga “Saport Koçanin”, donacioni është formalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes për donacion dhe përfshin 100 komplete të T-LAB PRP KIT, 10 komplete të EXOMINE SMART KIT, katër pako me aminoacide dhe katër pako me proteina.

Vlera totale e donacionit është 286.120 denarë dhe është siguruar plotësisht përmes donacioneve nga qytetarë dhe kompani humane të cilët vazhdimisht e mbështesin iniciativën “Saport Koçani”.

“Materialet e donuara janë të dedikuara për trajtimin dhe rigjenerimin e lëkurës, përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe përmirësimin e rikuperimit tek pacientët me lëndime të rënda nga djegiet. Mbështetja ushqyese është ndihmë shtesë për të forcuar trupin në procesin e rehabilitimit”, informon “Saport Koçani”.

Pajisjet dhe suplementet mjekësore tashmë janë dorëzuar në Klinikën universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktive- Shkup, ku përdoren në mënyrë aktive për trajtimin e të lënduarve.

Në kuadër të vizitës, ekipi i “Saport Koçani” vizitoi edhe pacientët që janë ende të hospitalizuar në klinikë dhe shprehu personalisht mbështetjen dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë.

“Vazhdojmë me mbështetje të fokusuar, të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshme për çdo individ të prekur nga tragjedia. Ky bashkëpunim me një nga institucionet kyçe të kujdesit shëndetësor në vend paraqet një hap të rëndësishëm në ofrimin e kujdesit mjekësor profesional. Sinqerisht falënderojmë të gjithë qytetarët humanë, kompanitë dhe mbështetësit – sepse ata janë që e mundësuan këtë ndihmë”, theksojnë nga “Saport Koçani”.

Nga kjo iniciativë theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj “transparencës, partneritetit me institucionet dhe kujdesit afatgjatë për të gjithë personat e prekur”.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë thonë në Ukrainë dhe më gjerë për ultimatumin 50-ditor të Trumpit ndaj Putinit?
Next Article Afrim Gashi në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë: “Fuqia e popullit mbron demokracinë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?