By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projekti rajonal për menaxhim me mbeturina të ngurta, të financuar nga BERZH-i, merr financim shtesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Projekti rajonal për menaxhim me mbeturina të ngurta, të financuar nga BERZH-i, merr financim shtesë
MaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Projekti rajonal për menaxhim me mbeturina të ngurta, të financuar nga BERZH-i, merr financim shtesë

admin
Last updated: 15/07/2025 18:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ambasadori Mihalis Rokas dhe përfaqësuesja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Biljana Milosheska nënshkruan sot grant marrëveshje si pjesë e Projektit rajonal për menaxhim me mbeturina të ngurta, të financuar përmes Fondit të përbashkët evropian për Ballkanin Perëndimor.

Granti, me vlerë prej dy milionë euro, është dedikuar për zbatimin e studimeve të fizibilititetit dhe analizave në aspekt të mjedisit jetësor dhe social për rajonin e Vardarit dhe atë Juglindor.

Mexhiti theksoi se ky është parakusht kyç për aktivizimin e transhit të dytë të projektit për përgatitjen e dokumenteve të projektit dhe më në fund për ndërtimin praktik të infrastrukturës që vijon.

“Kjo fazë përfaqëson vazhdimin e transhit 1, i cili tashmë është duke u realizuar në rajonet e Pellagonisë, Pollogut dhe Jugperëndimit. Me transhën e dytë nga projekti është parashikuar ndërtimi i deponisë sanitare rajonale në rajonin e Vardarit dhe Juglindor sipas standardeve evropiane, rehabilitimin dhe mbylljen e deponive ekzistuese të parregullta, ndërtimin e stacioneve, furnizimin e automjeteve për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave, mekanizimin modern për menaxhimin me deponitë”, theksoi Mexhiti.

Euroambasadori Rokas beson se menaxhimi me mbeturina të ngurta është çështje urgjente dhe shtoi se nevojiten aktivitete dhe veprime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të transformuar mjedisin jetësor. Ne, siç tha, ju ofrojmë ndihmë, financiare dhe eksperte, në mënyrë që të mund të tejkalohen këto probleme dhe së bashku me mjetet IPA, të cilat i kemi ndarë prej 50 milionë euro në interes të këtij projekti.

“Ruajtja e bukurisë natyrore të Maqedonisë së Veriut kërkon luftë të vendosur dhe rigoroze kundër mbeturinave të ngurta në nivel qendror dhe lokal. Me dy milionë euro grant nga Programi i investimeve në Ballkanin Perëndimor, vazhdojmë angazhimin e BE-së për të mbështetur vendin në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të adresuar problemin e mbeturinave të ngurta. Ky është vetëm fillimi i mbështetjes së vazhdueshme financiare të BE-së për Maqedoninë e Veriut në fushën e mjedisit jetësor dhe menaxhimit me mbeturina”, potencoi Rokas.

Milloshevska deklaroi se ky projekt paraqet hap të rëndësishëm drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në vend.

“Kjo është iniciativa e parë e Bankës në këtë sektor, ku mbështetet zbatimi i sistemeve të menaxhimit me mbeturina në përputhje me standardet e BE-së, për më shumë se një milion banorë në tre zona rajonale të planit dhe 45 komuna”, nënvizoi Milloshevska.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësohet data e kthimit të Bellinghamit
Next Article Një hap mbrapa për të bërë dy përpara! Armando Broja bën lëvizjen e duhur, largohet nga Premier League

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?