By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çifti Macron ngre padi për përhapjen e thasheshemeve se Zonja e Parë e Francës është burrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çifti Macron ngre padi për përhapjen e thasheshemeve se Zonja e Parë e Francës është burrë
Bota

Çifti Macron ngre padi për përhapjen e thasheshemeve se Zonja e Parë e Francës është burrë

admin
Last updated: 24/07/2025 08:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe gruaja e tij, Brigitte, ngritën një padi për shpifje në SHBA kundër autores Candace Owens, duke e akuzuar atë për përhapjen e thashethemeve të rreme se zonja e parë është burrë.

Në padinë e ngritur në Gjykatën e Lartë të Delaware, çifti thanë se Owens kishte zhvilluar një “fushatë poshtërimi global” dhe “ngacmim të pamëshirshëm” për përfitime personale për të promovuar podcastin e saj.

Ata njoftuan se një nga gënjeshtrat e përsëritura nga Owens përfshin se Brigitte Macron lindi si Jean-Michel Trogneux, që është emri i vëllait të saj.

Ankesa gjithashtu akuzon Owens për pretendimin e rremë se Emmanuel Macron u instalua si president i Francës si pjesë e një komploti sekret të CIA-s, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Këto trillime të çuditshme, shpifëse dhe të pabesueshme përfshinin se zonja Macron lindi si burrë, vodhi identitetin e një personi tjetër dhe kaloi në fazën e tranzicionit për t’u bërë Brigitte; Macron dhe Brigitte janë të afërm gjaku që kryejnë incest; Macron u zgjodh të jetë president i Francës si pjesë e programit MKUltra të operuar nga CIA ose një programi të ngjashëm të kontrollit të mendjes; dhe se ata po kryejnë falsifikim, mashtrim dhe abuzim me pushtetin për të fshehur këto sekrete”, thuhet në padi.

Bëhet e ditur se padia është një rast i rrallë i një udhëheqësi botëror që padit për shpifje.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ngritur padi të shumta për shpifje, përfshirë një javën e kaluar kundër The Wall Street Journal.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Brigitte Macron ka ngritur padi për shpifje për pretendimet se ka lindur mashkull.

Në vitin 2021, ajo ngriti padi kundër dy grave, Amandine Roy dhe Natacha Rey, për përhapjen e thashethemeve transgjinore në internet, të cilat më pas u bënë virale.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthim në Tiranë, dëmtohen disa automjete
Next Article A është i sigurt të pihet uji që ka qëndruar gjatë natës?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?