By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese
Maqedoni

Konfirmohen rastet e para të “gjuhës së kaltër” në dy ferma në Kosovë, ndërmerren masa parandaluese

admin
Last updated: 31/07/2025 09:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Kosovë u konfirmuan rastet e para të sëmundjes virale “gjuha e kaltër” në dy ferma: njëra në komunën e Prishtinës dhe tjetra në komunën e Lipjanit.
Drejtori i Shëndetit dhe i Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës, Sadik Heta, në intervistë për Ekonomia Online, tha se tashmë janë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
“Kemi pasur konfirmimin e dy rasteve me sëmundjen “gjuha e kaltër” në dy ferma të ndryshme, njëra në Komunën e Prishtinës dhe tjetra në Lipjan. Bëhet fjalë për sëmundjen “gjuha e kaltër”, e cila është virale me karakter ekonomik, është duke qarkulluar edhe në vendet e rajonit, edhe të Evropës. Për shkak se ka qarkullim të kësaj sëmundjeje në vende të ndryshme të rajonit ne edhe më herët kemi marrë masa parandaluese për mospërhapjen e kësaj sëmundjeje, por fatkeqësisht kemi konfirmuar prezencën e kësaj sëmundjeje, e cila përhapet zakonisht nëpërmjet infektorëve, në rastin konkret mushkonjat që e transmetojnë përmes pickimit”, tha Heta.

Ai njoftoi se janë identifikuar pesë – gjashtë kafshë të infektuara dhe trajtohen me insekticid për të ndaluar mushkonjat që përhapin sëmundjen.

“Janë dy ferma të infektuara, njëra me sasi të krerëve rreth 200 dhe tjetra më pak. Nga këto kemi 5-6 kafshë të cilat janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Kafshët janë momentalisht në gjendje stabile. Veterinerët janë duke marrë masa parandaluese të këtyre kafshëve, janë trajtuar me insekticid, bëjmë parandalimin e pickimit të mushkonjave në këto kafshë dhe tash për tash mund të them se situata është e qetë. Jemi duke e monituruar situatën në vend”, shtoi ai.

Në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së “gjuhës së kaltër”, Sadiku vë në dukje edhe ndalimin e importit të kafshëve dhe produkteve të derrit nga Serbia, shtet në të cilin po ashut janë regjistruar rastë të kësaj sëmundjeje.

“Trajtimi ose parandalimi i këtyre insekteve është vetëm nëpërmjet insekticidëve të ndryshëm. Ne kemi marrë masa. Shpresoj të mos ketë ferma të tjera të infektuara. Kemi marrë dy vendime: ndalim të kafshëve të gjalla nga Serbia pas shpërthimit të kësaj sëmundjeje edhe në Serbi si dhe për shpërthimin e murtajës tek derri. Duke pasur parasysh që sëmundja mund të transmetohet, sidomos nga derrat e egër, por edhe nga kafshët e kaltra, kemi marrë vendim që të ndalohet importi nga Serbia, jo vetëm i kafshëve të gjalla, por edhe produkteve të tjera të derrit”, tha ai.

Heta u bëri thirrje fermerëve të jenë syçelë dhe të kontaktojnë veterinerët në rast dyshimi.

“U bëjë apel fermerëve të kenë kujdes, të mos përziejnë kafshët me fermat e tjera, të kontaktojnë veterinerët në rast se kanë ndodhë dyshim. Ne do të intervenojmë”, tha për Ekonomia Online, Heta.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”
Next Article Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?