By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare
Maqedoni

Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare

admin
Last updated: 31/07/2025 10:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Qeveria ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025, që synon përmirësimin e mbrojtjes së energjisë dhe mbështetjen e qytetarëve që përballen me sfida sociale dhe shëndetësore. Programi siguron 42.300.000 denarë nga buxheti i shtetit, të destinuara për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, njoftoi sot Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Programi, siç theksojnë nga Ministria, ka për qëllim të sigurojë energji të sigurt dhe të arritshme për ata që kanë më shumë nevojë.

“Mjetet janë të destinuara për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për familjet që jetojnë në varfëri energjetike, me fokus të veçantë tek personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përdorin ndihmë minimale të garantuar. Përfituesit e këtij programi janë familjet që marrin ndihmë në para për të mbuluar një pjesë të kostove të konsumit të energjisë, si dhe familjet në të cilat jetojnë persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, aftësi të kufizuara të rënda fizike, persona plotësisht të verbër ose plotësisht të shurdhër”, shpjegon Ministria.

Për këtë kategori të dytë, siç citohet në kumtesë, programi parashikon mbështetje mujore në vlerë prej 1.000 denarë, që drejtpërdrejtë hiqet nga faturat për energji elektrike të harxhuar, duke filluar nga muaji i dorëzimit të kërkesës, në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

“Mbështetja financiare do të ndahet sipas parimit të të ardhurave më të ulëta, deri në shterimin e fondeve, si më poshtë: 2.300.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person/persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, 19.000.000,00 denarë nga totali i fondeve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person/persona me aftësi të kufizuara më të rënda fizike, 9.000.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person plotësisht i verbër dhe 12.000.000,00 denarë nga totali i mjeteve do t’u ndahen familjeve në të cilat jeton një person plotësisht i shurdhër”, thonë nga Ministria e Energjetikës.

Qytetarët e interesuar do të mund të aplikojnë përmes shpalljes publike që do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Energjetikë (www.energy.gov.mk) dhe në dy gazeta ditore. Shpallja do të jetë me afat aplikimi prej 30 ditësh. Formulari i aplikimit do të jetë i disponueshëm në internet, si dhe në arkivin e Ministrisë, ndërsa aplikantët duhet të dorëzojnë edhe dokumente me të cilat dëshmojnë plotësimin e kushteve për mbështetje financiare.

Nga Ministria e Energjetikës theksojnë se sistemimi i mjeteve do të bëhet sipas nevojave specifike të grupeve të synuara: 2,3 milionë denarë janë destinuar për familjet me persona me aftësi të kufizuara të rënda intelektuale, 19 milionë për familjet me aftësi të kufizuara më të rënda fizike, 9 milionë për familjet me një person plotësisht të verbër dhe 12 milionë denarë për ato me një person plotësisht të shurdhër.

“Procedura e përzgjedhjes do të kryhet nga katër komisione të përbëra nga punonjës të Ministrisë, të ndarë sipas llojit të aftësisë së kufizuar të personit në familje. Komisionet do të shqyrtojnë aplikimet e pranuara dhe do të përcaktojnë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet. Lista e përfituesve që do të marrin mbështetje financiare do të bëhet publike”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se programi parashikon edhe masa shtesë për lehtësimin e qasjes energjetike, duke përfshirë lirimin e shpenzimeve për përfshirje të sërishme, prioritet në largimin e defekteve dhe masave kundër ndërprerjeve për shkak të faturave të papaguara në periudhën e dimrit. Me këtë garantohet se asnjë familje e cila përballet me rrezik social ose shëndetësor nuk do të mbetet pa mbështetje bazë energjetike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të gjitha informacionet, njoftimi publik dhe formulari i aplikimit do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë: www.energy.gov.mk.

Ministria u bën thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kërkesat të informohen me kohë dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, siç thuhet në kumtesë, mbetet e përkushtuar për krijimin e një shoqërie energjetike të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën çdo qytetar ka qasje në nevojat themelore të jetës – veçanërisht ata që kanë më shumë nevojë për to.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare
Next Article Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?