By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh
Maqedoni

Rritje e përqindjes së turistëve nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, turistët nga Turqia ende me numër më të madh

admin
Last updated: 31/07/2025 10:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Maqedonia po përjeton një intensifikim të trafikut turistik dhe një rritje të interesit të turistëve të huaj nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila analizoi të dhënat e fundit mbi lëvizjen e turistëve të huaj në vend për pesë muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Është regjistruar një rritje prej 23,6 për qind te turistët e huaj dhe rritje prej 18,7 për qind te bujtjet e realizuara. Në pesë muajt e parë të vitit 2025, qarkullimi turistik në Maqedoni shënon rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024. Veçanërisht dallohet Gjermania me rritje prej 219 për qind në numrin e turistëve dhe 146 për qind në bujtje, duke treguar një interes të shtuar ndjeshëm të turistëve gjermanë për të vizituar vendin tonë. Franca regjistroi rritjen më të lartë me 398 përqind më shumë turistë dhe 303 përqind më shumë bujtje, duke u pozicionuar si një objektiv i ri strategjik i politikave turistike. Britania e Madhe regjistroi një rritje të konsiderueshme prej 204 përqind të numrit të turistëve dhe 139 përqind të bujtjeve. Turqia, e cila ishte tregu kryesor në vitin 2024, vazhdon me një rritje të qëndrueshme prej 11 përqind të numrit të turistëve dhe 21 përqind të bujtjeve, duke ruajtur pozicionin e saj të parë për sa i përket numrit të përgjithshëm të turistëve dhe bujtjeve”, informoi Ministria.

Këto rezultate, nënvizohet në kumtesë “konfirmojnë dinamikën pozitive dhe interesin e rritur për Maqedoninë si destinacioni turistik atraktiv i hartës evropiane”.

“Maqedonia shënon një interes në rritje midis vizitorëve të huaj për turizëm kulturor në muajt jashtë sezonit tradicional, gjë që kontribuon ndjeshëm në anulimin e turizmit sezonal, rritjen e të ardhurave totale nga turizmi dhe forcimin e ekonomisë lokale. Ky trend është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse krijon aktivitet të vazhdueshëm turistik gjatë gjithë vitit, angazhon komunitetet lokale, artizanët, guidat dhe ofruesit e ushqimit, dhe mundëson zhvillim të ekuilibruar ekonomik jashtë qendrave turistike”, deklaron Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Ministria shton se do t’i përdorë këto të dhëna “për të synuar me saktësi aktivitetet promovuese, për të përgatitur programin e sektorit të turizmit, për të forcuar lidhjet ajrore me tregjet e reja dhe për të mbështetur në mënyrë aktive operatorët e turizmit”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbështetje për konsumatorët e cenueshëm të energjisë – janë siguruar 42,3 milionë denarë ndihmë financiare
Next Article Makedonski Telekom shënon rritje dhe investime të mëdha në gjysmën e parë të 2025-ës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?