Shkup, 31 korrik – Makedonski Telekom e ka përmbyllur gjysmën e parë të vitit 2025 me rritje të qëndrueshme financiare dhe investime të fuqishme në infrastrukturë, duke e forcuar pozitën si lider në transformimin digjital të Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave zyrtare, investimet kapitale (CAPEX) arritën në 1.165 milionë denarë, krahasuar me 721 milionë denarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi operativ (EBITDA) u rrit me 2.7%, ndërsa fitimi neto shënoi rritje prej 3.8%. Të ardhurat nga shitjet gjithashtu u rritën me 0.6%, ndërsa të ardhurat nga integrimi i sistemeve IT u rritën ndjeshëm, duke arritur në 56.8%.
Lider në rrjet dhe teknologji
Telekomi mori përsëri çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë, duke dëshmuar shpejtësi më të larta dhe mbulim superior në rrjetet fikse dhe mobile. Rrjeti 5G tashmë mbulon 97% të popullsisë, ndërsa infrastruktura optike ka arritur 354 mijë qasje – pothuajse dyfish krahasuar me konkurrentët së bashku.
Rritje e numrit të abonuesve
Numri i abonuesve të internetit me shtrirje të gjerë u rrit në 221.2 mijë (+3.9%), ndërsa baza e përgjithshme e qasjeve në internet u rrit me 3.8%. Në tregun mobil Telekom mbetet stabil me 1.27 milionë abonues, dhe në telefoninë fikse ruan lidershipin me 235 mijë abonues.
Në tregun televiziv, Telekom ka pjesëmarrjen më të madhe me 37% dhe 164 mijë abonues të MagentaTV, që shënon rritje 7.1%. Programi digjital i shpërblimeve Magenta Moments ka arritur 318 mijë përdorues, duke e forcuar pozitën e kompanisë si marka numër 1 në telekomunikacion sipas indeksit të kënaqësisë së klientëve TRI*M.
Dividentë më të lartë për aksionarët
Rritja e përfitimeve është reflektuar edhe në fitimet për aksion, që u rritën me 7.7% për vitin 2024. Po ashtu, shuma bruto e dividendit për aksion u rrit në të njëjtën përqindje krahasuar me vitin 2023.
Kompania thekson se rezultatet e arritura janë dëshmi e strategjisë së suksesshme dhe vizionit të qartë teknologjik, i cili njihet dhe vlerësohet nga abonuesit.
