By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drafti i Kodit të ri Penal, Avokati i Popullit: Konsultim gjithëpërfshirës për të balancuar interesin publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Drafti i Kodit të ri Penal, Avokati i Popullit: Konsultim gjithëpërfshirës për të balancuar interesin publik
Shqipëri

Drafti i Kodit të ri Penal, Avokati i Popullit: Konsultim gjithëpërfshirës për të balancuar interesin publik

admin
Last updated: 31/07/2025 12:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Institucioni i Avokatit të Popullit njoftoi sot se ka nisur shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë për konsultim publik.

Sipas Avokatit të Popullit, ky proces shënon një moment vendimtar, pasi Kodi Penal është një nga aktet më të rëndësishme që përcakton se cilat sjellje konsiderohen vepra penale dhe cilat masa ndëshkuese mund të marrë shteti.

“Ky kod ka ndikim të drejtpërdrejtë tek liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, ndaj procesi kërkon transparencë. Si institucion i pavarur kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit e konsideron thelbësore që ndryshimet në politikën penale që sjell Kodi i ri Penal të analizohen me kujdes, duke siguruar se çdo dispozitë e re ruan proporcionalitetin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore”, thuhet në njoftim.

“Ndaj, përfshirja në këtë proces është më shumë se një detyrim institucional: është një garanci që politikat ndëshkimore të shtetit nuk cenojnë të drejtat individuale”, vijon njoftimi.

Në njoftim thuhet se “Avokati i Popullit vlerëson nevojën për një diskutim të gjerë publik mbi projektin dhe e sheh këtë si një ushtrim të shëndetshëm demokratik. Një konsultim gjithëpërfshirës, ku profesionistët e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, etj japin mendimet e tyre, është mënyra e vetme për të ndërtuar një kuadër penal të balancuar që ruan interesin publik, por edhe respekton standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Në vijim, institucioni i AP do të zhvillojë një analizë të detajuar të dispozitave të propozuara dhe do t’i paraqesë autoriteteve përgjegjëse vërejtje dhe rekomandime konkrete për të siguruar që Kodi i ri të jetë një standard i përmirësuar që t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë shqiptare për të luftuar kriminalitetin, por edhe të garantojë të drejtat e njeriut.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Gjeni si Messi”: Laporta shpall Lamine Yamalin lojtarin më të mirë në botë
Next Article Norma mesatare vjetore e interesit për depozitat në qershor është 2.20 për qind, ndërsa për kreditë 5.03 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?