By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro
Maqedoni

Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

admin
Last updated: 31/07/2025 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 31 korrik – Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 54-t votoi ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2025, me çka rritet vlera për rreth tre milionë euro. Bëhet fjalë për mjetet e mara nga “kredia hungareze”, të cilat janë të dedikuara për projekte kapitale.

“Është paraparë që të përfundojë bulevardi ‘Vidoe Smilevski – Bato’ deri në destinacionin final sipas projektit ndërsa ajo është deri në hyrje të fshatit Poroj. Parashihet ndërtimi i një pjese të infrastrukturës rrugore në fshatrat Xhepçisht dhe Reçicë e Madhe. Një nga projektet më të mëdha, në kuadër të programit zhvillimor është njëjtë ndërtimi i edhe një ndërtese komunale në afërsi të ndërtesës ekzistuese, ku më herët ishin barakat e inspektoratit komunal. Ka edhe projekte të tjera më të vogla”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Këshilltarët tetovarë dhanë leje për ndërtimin e Parkut Përkujtimor në rrethin e Spitalit Klinik të Tetovës, në shenjë të kujtimit të viktimave në zjarrin në spitalin modular, nismë e përbashkët e koordinuar e Komunës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjeve të të vdekurve.

Këshilli mori vendim për pranimin e donacionit, ndarjen e ndihmës financiare për individë dhe vendim për përcaktimin e nevojës së zgjerimit të dokumentacionit urbanistik planor me qëllim të përfshirjes së objekteve të paligjshme.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Atë që nuk e arritën Todor Zhivkov dhe politikanë të tjerë bullgarë me Maqedoninë e arritën në kohë të LSDM-së
Next Article Arrestim në Aeroportin e Ohrit, i gjetën fishekë dhe gëzhoja në bagazh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?