By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë për rastet e Arbnor Spahiut dhe Igor Popoviqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjermania me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë për rastet e Arbnor Spahiut dhe Igor Popoviqit
Maqedoni

Gjermania me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë për rastet e Arbnor Spahiut dhe Igor Popoviqit

admin
Last updated: 31/07/2025 15:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit i Gjermanisë, Gunther Krichbaum, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dy ditë më parë në Berlin.

Ministri gjerman tha se Qeveria e tij e mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet e Sorensen në këtë drejtim, raporton Gazeta Express.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura pa vonesë të mëtejshme, të përmbahen nga çdo deklaratë ose veprim përshkallëzues. I nxis të dyja vendet të rifillojnë angazhimin e tyre të plotë në procesin e dialogut. Kjo përfshin mundësimin e lëvizjes së lirë dhe të sigurt, edhe për negociatorët dhe ekipet e tyre, si dhe një përmbajtje të kujdesshme në deklaratat publike, duke pasë parasysh mandatet përkatëse të secilës palë”.

Krichbaum tha se Gjermania është e gatshme të mbështesë të dyja vendet në avancimin e një procesi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe paqësor të normalizimit.

Gjermania tha se është duke e monitoruar nga afër rastin e arrestimit të zyrtarit serb, Igor Popoviq, nga autoritetet kosovare dhe po ashtu arrestimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiut, nga autoritetet serbe. Për Spahiun, ministri gjerman kërkoi edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, sipas të cilave veprat penale që kryhen në Kosovë duhet të zhvillohen procedurat ligjore në Kosovë.

“Ne e shohim të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për këtë. Dialogu dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një shtyllë e një Bashkimi Europian të fortë. Në këtë frymë, ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër arrestimin e fundit të Ndihmës Drejtorit të Serbisë Igor Popoviq në Kosovë. Çdo masë e privimit nga liria duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale”.

“Gjithashtu, po e monitorojmë nga afër arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe dhe presim që Serbia të sigurojë plotësisht dhe shpejt zbatimin e duhur të procedurave ligjore, të respektojë të drejtat themelore dhe të garantojë një proces të drejtë ligjor – në përputhje me Marrëveshjen e Dialogut për Drejtësinë që thotë se procedurat penale për veprat penale në Kosovë duhet të zhvillohen në parim në Kosovë”.

Krichbaum në fund pati një rikujtim për palët se si mund të bëhen anëtare të BE-së.

“U kujtoj të gjithë aktorëve të përfshirë, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, se respektimi i standardeve dhe vlerave themelore europiane, në veçanti sundimi i ligjit, është jetik për procesin e pranimit në BE.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore: Rasti është ende nën hetime
Next Article QMK: Deri në orën 13 janë shuar katër zjarre, një është aktiv në Berovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?