By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump: Njohja e Palestinës nga Kanadaja rrezikon marrëveshjen tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump: Njohja e Palestinës nga Kanadaja rrezikon marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: Njohja e Palestinës nga Kanadaja rrezikon marrëveshjen tregtare

admin
Last updated: 31/07/2025 19:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se tashmë do të jetë “shumë e vështirë” për të arritur marrëveshje tregtare me Kanadanë, pas vendimit të kryeministrit kanadez, Mark Carney, për ta njohur një shtet palestinez në muajin shtator.

“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po e mbështet shtetësinë e Palestinës. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të arrijmë marrëveshje tregtare me ta. Oh, Kanada!!!”, ka shkruar Trumpi në platformën Truth Social.

Kërcënimi tregtar i Trumpit ka ndodhur një ditë para se tarifat e larta të Shteteve të Bashkuara të hyjnë në fuqi për ata partnerë tregtarë që s’kanë arritur ende marrëveshje.

Kanadaja do të ballafaqohet me tarifë prej 35 për qind ndaj shumicës së mallrave të saj që e kanë për cak tregun amerikan të premten, në rast se s’ka dakordim gjatë ditës së sotme.

Plani i Kanadasë për të njohur një shtet palestinez përkon me njoftimet e mëhershme nga Franca dhe Britania. Në të njëjtën kohë, gjendja humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar së tepërmi, teksa Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga grupi militant Hamas ka raportuar për shtatë vdekje të tjera si pasojë e mungesës së ushqimit.

Më herët gjatë kësaj jave, Trumpi e kishte pranuar se ka “krizë të vërtetë urie” në Gazë, duke bërë të ditur po ashtu se po angazhohet me Izraelin për të “rregulluar gjërat”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet rezerva valutore e BSH/ Synohet normalizimi i kursit të këmbimit
Next Article ‘Ish-presidenti i dështuar të ketë kujdes, po hyn në një territor të rrezikshëm’! Trump kërcënon krahun e djathtë të Putin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?