By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit
Bota

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

admin
Last updated: 31/07/2025 19:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 69 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prisnin ndihma humanitare, në një kohë kur i dërguari amerikan Steve Witkoff ndodhet në Izrael për të diskutuar një armëpushim të mundshëm.

Sipas raportimeve nga Associated Press, mbrëmjen e së mërkurës, turma të mëdha njerëzish të uritur ishin mbledhur pranë pikës së kalimit Zikim, në kufi me Izraelin, në pritje të kamionëve me ndihma. Por ata u qëlluan me armë zjarri.

Spitali fushor Al-Saraya njoftoi se kishte pranuar mbi 100 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Tragjedia u përshkallëzua më tej të enjten në mëngjes, kur 19 persona të tjerë që po prisnin ndihma u vranë nga ushtarë izraelitë në pika shpërndarjeje në Gaza qendrore dhe në Rafah, në jug të territorit.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se 7 fëmijë humbën jetën nga uria vetëm ditën e mërkurë, duke e çuar totalin e vdekjeve nga kequshqyerja në 154.

Ndërkohë, sipas institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë sigurinë ushqimore, Gaza po përjeton një krizë të thellë urie, ku mungesa e ushqimit po çon drejt një kolapsi social të plotë.

Në mungesë të rendit dhe kontrollit, është bërë e zakonshme që qindra persona të presin ndihmat në mënyrë të dëshpëruar, e shpeshherë ato përfundojnë të plaçkitura sapo mbërrijnë.

 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Ish-presidenti i dështuar të ketë kujdes, po hyn në një territor të rrezikshëm’! Trump kërcënon krahun e djathtë të Putin
Next Article Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?