By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë
Bota

Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

admin
Last updated: 31/07/2025 19:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në veri të Kinës për shkak të kushteve ekstreme të motit, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur kryeqytetin kinez në vitet e fundit.

Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.

Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun – nivele që mediat lokale i përshkruan si “jashtëzakonisht shkatërruese”. Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Pekin është rreth 600 mm.

Në provincën fqinje Hebei, 16 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve intensive, njoftuan autoritetet. Të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Chengde, pranë Pekinit, ndërsa 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Humbjet e jetëve kanë ndodhur në fshatra brenda rajonit Xinglong të Chengdeut në provincën Hebei, raportoi agjencia shtetërore Xinhua të mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar autoriteteve lokale, pa dhënë detaje se kur apo si ndodhi vdekja e tyre.

Viktimat në Chengde ishin nga fshatra që kufizohen me Miyun-in e Pekinit, rreth 25 km larg rezervuarit Miyun, më i madhi në veriun e Kinës. Rezervuari ka regjistruar nivele rekord të ujit dhe kapaciteti gjatë reshjeve që shkatërruan qytetet përreth.

You Might Also Like

Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO

Todd Blanche konfirmohet si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj Italisë, përshkallëzohet përplasja për fluksin e migrantëve në Ceuta

Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën

Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden, djali i tij Hunter: Kanceri është përhapur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Next Article “Si një film fantastiko-shkencor”/ Vendoset rekordi i ri botëror! U krijua nga embrioni i ngrirë 30-vjeçar, vjen në jetë foshnja amerikane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?