By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kina > Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë
Kina

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

admin
Last updated: 03/08/2025 14:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën mjekësore “The Lancet”, paraqet një udhërrëfyes të ri ndërkombëtar për të trajtuar një problem shëndetësore globale në rritje.

Raporti, i titulluar “Komisioni i ‘The Lancet’ për trajtmin e barrës globale të karcinomës hepatoqelizore: strategji gjithëpërfshirëse nga parandalimi në trajtim”, u publikua më 28 korrik, Ditën Botërore të Hepatitit.

Studimi përfshiu gjithashtu kontribute nga 51 specialistë prej vendeve dhe rajoneve si Japonia, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja.

Kanceri i mëlçisë, shpesh i quajtur si një vrasës i heshtur për shkak të vonesës së tij të gjatë dhe simptomave delikate të hershme, paraqet një sfidë serioze për sistemet globale të shëndetit publik.

Një gjetje kryesore është ndryshimi i modelit në etiologjinë e kancerit të mëlçisë. Ndërsa hepatiti B dhe C mbeten faktorët dominues të rrezikut, rastet që kanë të bëjnë me sëmundjen steatotike të mëlçisë të lidhur me mosfunksionimin metabolik (MASLD) dhe përdorimin e alkoolit janë në rritje. Zakonet jo të shëndetshme të jetesës, si dietat me sheqer të lartë dhe stili i jetesës që çon në obezitet, po riformësojnë gjithashtu situatën globale të kancerit të mëlçisë.

Pavarësisht nga këto sfida, raporti vlerëson se rreth 60 për qind të rasteve të kancerit të mëlçisë janë të parandalueshme. “Kina ka mbledhur përvojë të vlefshme në parandalim dhe kontroll”, tha Zhou Jian, drejtori i Spitalit Zhongshan në Shangai.

Për të pakësuar rastet e reja dhe vdekjet, raporti propozon një strategji me tre aspekte.

Së pari, përpjekjet parandaluese duhet të përqendrohen në zgjerimin e vaksinimit kundër hepatitit B, promovimin e trajtimit antiviral për hepatitin B e C dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rreziqet e dietave jo të shëndetshme dhe alkoolit.

Së dyti, ekzaminimi i fibrozës së mëlçisë duhet të integrohet në kontrollet shëndetësore për grupet me rrezik të lartë, si njerëzit me diabet ose obezitet, dhe duhet të ketë një zbatim më të gjerë të testimit joinvaziv.

Së treti, sistemet e trajtimit duhet të forcohen duke përmirësuar qasjen në barna, duke ngushtuar pabarazitë rajonale dhe duke përfshirë kujdesin paliativ në fillim të trajtimit.

Sipas raportit, çdo vit ka rreth 870 000 raste të reja të kancerit të mëlçisë dhe 760 000 vdekje prej tij në mbarë botën . Nëse nuk merren masa efektive parandaluese, barra globale parashikohet të rritet ndjeshëm, me rastet e reja dhe vdekjet që pritet të arrijnë në 1.52 milionë dhe 1.37 milionë deri në vitin 2050.

Në raport parashikohet se arritja e një reduktimi mesatar vjetor prej të paktën 2 për qind në normat e incidencës së standardizuar sipas moshës është e nevojshme për të ndryshuar këtë prirje, duke parandaluar potencialisht 8.8 milionë raste të reja dhe 7.7 milionë vdekje gjatë 25 viteve të ardhshme.

You Might Also Like

Kina zbulon planin pesëvjeçar për industrinë e aviacionit civil

Aktivitetet gjatë pushimeve verore janë vërtet të favorshme për ekonominë dhe shoqërinë

Kinë, nis shqyrtimi i produkteve të firmës amerikane “Palo Alto Networks” lidhur me sigurinë kibernetike

Vendosja e tarifave të reja amerikane për panelet diellore dhe çipat irriton Kinën

Forcat detare dhe ajrore kineze patrullojnë Huangyan Dao

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”
Next Article Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?