By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nën hijen e jahtit a po lundron Filipçe nën direktivat e Zaevit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Nën hijen e jahtit a po lundron Filipçe nën direktivat e Zaevit?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Nën hijen e jahtit a po lundron Filipçe nën direktivat e Zaevit?

admin
Last updated: 12/08/2025 14:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Në brigjet e Halkidikit, aty ku qetësia mbizotron, një jaht luksoz tërheq vëmendjen jo vetëm për shkak të pamjes, por edhe të pasagjerëve të tij. Në bord, ish-kryeministri Zoran Zaev, lideri aktual i LSDM-së Venko Filipçe dhe kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski. Në dukje të parë reflektojnë si pushime miqësore, që edhe mund të kenë qenë vetëm si të tilla. Por kur në të njëjtën kuadër takohen ish-lideri dhe lideri aktual i një partie që është në prag të fushatës zgjedhore, pushimet marrin nuanca politike, dhe kjo mund të mos pohohet por nuk mund të mohohet, shkruan Zhurnal.

Zoran Zaev i larguar nga politika, por i pranishëm në çdo kthese –

Pamjet e publikuara nga Infoplus janë të qarta Filipçe në “hundën” e jahtit, ndoshta duke provuar të hedhë spirancën, Zaev pranë motorit, aty ku ndodhet “zemra” e anijes dhe Trajanovski, që më vonë shihet në restorantin ekskluziv “Panos”, duke shijuar drekën. Një skenë e thjeshtë verore për syrin e paqartë por një tablo e pasur me simbolikë për syrin politik.

Prej kur u tërhoq nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i LSDM-së, Zoran Zaev ka përsëritur shpesh se nuk merret më me vendimmarrjen partiake. Por ja ku është në jaht me pasardhësin e tij, vetëm pak javë para zgjedhjeve lokale. Politikisht, kjo ngre pyetje të natyrshme a po e këshillon Filipçen prapa skenës? A është kjo një formë e butë e mentorimit? Apo thjesht një miqësi e pastër që nuk duhet interpretuar?

Në politikë, megjithatë, nuk ka raste të thjeshta e as situata që ndodhin rastësisht pa ndonjë qëllim të caktuar. Implikimi i figurës së një ish-lideri në shoqërinë e liderit aktual është gjithmonë një mesazh qoftë për bazën e partisë, qoftë për kundërshtarët politikë. Dhe në këtë rast, mesazhi është i qartë Zaev nuk është zhdukur nga horizonti i LSDM-së, thjesht ka ndryshuar karrigen nga tavolina e zyrës në freskinë e jahtit.

Kujtojmë që, në selinë e LSDM-së në Bihac, aktivistët dhe strukturat po përgatiten për fushatë. Në terren, njerëzit e partisë shkojnë derë më derë, bëjnë premtime, kritikojnë qeverisjen lokale dhe paralajmërojnë fitore. Në anën tjetër, lideri dhe ish-lideri janë në Halkidiki, larg pluhurit të fushatës dhe tensionit të qytetit. Ky kontrast nuk kalon pa u vënë re nga opinioni publik.

Një pyetje e vjetër me një përgjigje të re –

Në politikën ballkanike, gjithmonë ekziston pyetja kush e merr vendimin e fundit? A është lideri formal apo ai që ruan ndikimin nga prapavija? Në rastin e Filipçes dhe Zaevit, kjo foto në jaht mund të jetë thjesht një kujtim veror ose një shenjë e qartë se koordinatat e udhëtimit politik ende i mban dikush tjetër.

Kujtojmë që, historia ka treguar se hijet politike nuk treten lehtë. Ato udhëtojnë me ty, herë si mbrojtje, herë si barrë. Për Venko Filipçen, pyetja mbetet a po navigon drejt një kursi të ri, apo po ndjek shtegun e trasuar nga Zoran Zaev? Për LSDM-në, dilema është tjetër a është ky unitet forcë, apo varësi?

Nuk duhet të harrojmë që LSDM si parti e parë dikur aktualisht ka më shumë se një vit që kur ka shënuar humbjen dhe rënien më drastike që nga themelimi. Prandaj, më shumë se kurrë kjo parti kërkon një lidership të fuqishëm dhe aktivizim të strukturave e ndezje të motorëve për tu futur në skenë. Pasi me këtë avaz duke gjuajtur jahte LSDM rrezikon të përfundoj parti e tretë në kampin maqedonas, e për një kohë të shkurtë edhe në shkrirje totale. Politika shqiptare, vendi, ka nevojë për një politikbërje maqedonase të balancuar për të mos u krijuar situata autokracie. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maluma ndalon performancën për ta qortuar një adhuruese që solli beben në koncert
Next Article “Inflacioni”, LSDM-ja hedh poshtë pretendimet e Mickoskit: Shpenzimet rriten dyfish më shumë se pagat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?