By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Garda Kombëtare mbërrin në Uashington me urdhër të Trumpit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Garda Kombëtare mbërrin në Uashington me urdhër të Trumpit
Bota

Garda Kombëtare mbërrin në Uashington me urdhër të Trumpit

admin
Last updated: 12/08/2025 19:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trupat e Gardës Kombëtare kanë nisur të mbërrijnë në selinë e tyre në Uashington DC të martën, ndërkohë që kryetarët demokratë të bashkive e paralajmëruan Donald Trumpin kundër zgjerimit të pushtetit të tij për ligjin dhe rendin në qytete të tjera të mëdha.

Presidenti amerikan ka njoftuar të hënën se po dërgonte Gardën Kombëtare në kryeqytetin e vendit dhe se po e vendoste policinë e qytetit nën kontrollin federal, edhe pse shkalla e krimit të dhunshëm është në nivelin më të ulët në 30 vjet, raporton The Guardian.

“Kemi edhe qytete të tjera që janë të këqija,” u ka thënë ai gazetarëve, duke përmendur fortesat demokrate të Çikagos, Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut.

“Dhe pastaj, sigurisht, kemi Baltimoren dhe Oaklandin”, ka shtuar ai.

Të pesë qytetet e përmendura nga Trumpi drejtohen nga kryetarë bashkie me ngjyrë. Shumica e tyre e denoncuan hapur veprimin e presidentit.

Brandon Johnson, kryebashkiaku i Çikagos, ka thënë në një deklaratë se dërgimi i Gardës Kombëtare do të shërbente vetëm për të destabilizuar qytetin dhe për të minuar përpjekjet e tyre për sigurinë publike.

Brandon Scott, kryebashkiaku i Baltimores, ka thënë ndërkaq se “kur bëhet fjalë për sigurinë publike në Baltimore, ai duhet ta ndalë propagandën e krahut të djathtë dhe të shohë faktet”.

“Baltimore është vendi më i sigurt që ka qenë në më shumë se 50 vjet”, është shprehur Scott.

E Barbara Lee, kryebashkiake e Oaklandit, ka shkruar në X se “Karakterizimi i presidentit Trump për Oaklandin është i gabuar dhe bazohet në përhapjen e frikës në një përpjekje për të fituar pikë politike”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta vendosë Gardën Kombëtare në Uashington DC ndërsa policinë e kryeqytetit nën kontroll federal.

Njoftimi i tij ka ardhur gjatë një konference për media të hënën, gjatë të cilës ka folur për goditje ndaj krimit dhe mungesës së strehimit në kryeqytetin e vendit.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familjarët dhe kolegët përcjellin në banesën e fundit 5 gazetarët e vrarë në Gaza
Next Article Britania e Madhe liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend në burgje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?