By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lil Nas X nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda, pas arrestimit në Los Angeles
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Lil Nas X nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda, pas arrestimit në Los Angeles
Showbizz

Lil Nas X nuk pranon fajësinë për katër akuza për krime të rënda, pas arrestimit në Los Angeles

admin
Last updated: 26/08/2025 09:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, është deklaruar i pafajshëm në gjykatën e Los Angeles, pasi u përball me katër akuza për krime të rënda, përfshirë plagosjen e një oficeri policie dhe rezistencën ndaj arrestimit.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, rrezikohet deri në pesë vite burg nëse shpallet fajtor.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u arrestua javën e kaluar në Studio City, pasi u raportua se po ecte nudo përgjatë Ventura Boulevard, shkruan DailyMail.
Foto: Screenshot

Kur policia ndërhyri, ai dyshohet se i sulmoi oficerët, duke shkaktuar lëndime tek tre prej tyre.

Lil Nas X më pas u dërgua në spital për një mbidozë të dyshuar, ndërsa më pas kaloi fundjavën në burg. Lirimi i tij me kusht u vendos në shumën 75,000 dollarë (69,300 euro).

Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë reperin duke ecur nëpër rrugë vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme kaubojsh, ndërsa më vonë u pa plotësisht lakuriq duke iu afruar makinave që kalonin.

Çizmet e tij të bardha përfunduan madje në shitje në eBay për 10,000 dollarë (rreth 9,240 euro), të ofruara nga një kalimtar.

Ngjarja ka ndodhur pak muaj para se Lil Nas X të publikojë albumin e tij të dytë, Dreamboy.

Reperi, fitues i dy çmimeve Grammy me superhitin Old Town Road, është bërë një nga emrat më të diskutuar të muzikës, si për sukseset e tij ashtu edhe për provokimet artistike që kanë ndezur shpesh debat në publikun amerikan.

You Might Also Like

Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen më të afërt se kurrë gjatë pushimeve në Greqi

Sydney Sweeney ndihmon viktimat e zjarreve në Uashington, por përballet me kritika për shkak të reklamës së “xhinseve të mira”

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen bashkë në Paris, shtohen thashethemet për një martesë të fshehtë

Olivia Rodrigo shkëlqen me stil elegant gjatë një mbrëmjeje në New York

Hailey Bieber shkëlqen në West Hollywood gjatë një mbrëmjeje me Justin Bieber

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rio Ngumoha bëhet golashënuesi më i ri në histori të Liverpoolit
Next Article Zidane ka dy kushte nëse i kërkohet ta zëvendësojë Amorimin tek Man Utd

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?