By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur kurrë një qeveri më anti-Marrëveshjes së Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur kurrë një qeveri më anti-Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

BDI: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur kurrë një qeveri më anti-Marrëveshjes së Ohrit

admin
Last updated: 28/08/2025 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Nga BDI në një kumtesë për media thonë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur kurrë një qeveri më anti-Marrëveshjes së Ohrit, më anti-integrimit europian dhe më nën diktatin e botës serbe sesa kjo që po udhëheq sot vendin.

Sipas BDI-së, qëndrimet publike të përfaqësuesve të qeverisë kundër Marrëveshjes së Ohrit janë shndërruar në praktikë.

“Të thuash se ‘është koha për shfuqizimin e shumicës së Badinterit’, një nga shtyllat kryesore të rendit kushtetues të vendit, nuk është rastësi. Për fat të keq, çdo ditë e më shumë po i jepet hapësirë partive politike apo politikanëve, të cilët kanë ide të rrezikshme dhe të cilët mendojnë se shtetet multietnike nuk janë funksionale, të cilët janë ithtarë të shteteve të pastra etnike. Ide të tilla dhe ideolog të tillë janë tejet të rrezikshëm, për shkak se me atë acarohen marrëdhëniet ndëretnike e shkohet deri në rrënim të tyre”.

“Ne jemi dëshmitarë se kjo qeveri ka agjendë që në mënyrë sistematike ta sulmojë Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa kjo u dëshmua me një sërë veprimesh, me anulimin e Balancuesit dhe me mosrespektimin e përfaqësimit të drejtë, me mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe ligjit për gjuhën shqipe, me atë që OBRM-PDUKM kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë ligjin për gjuhën shqipe. Në këto momente edhe pse kemi ligj për përdorimin e gjuhëve, mbi 100 institucione, flasin vetëm në një gjuhë”.

“Për më tepër, qeveria padrejtësisht po ul numrin e këshilltarëve në komuna, duke cenuar përfaqësimin real të shqiptarëve, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për vetqeverisje lokale dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fillim nuk respektuan vullnetin politik të shqiptarëve, i zgjodhën ata që shqiptarët i refuzuan. Më pas ndaluan përdorimin e flamurit kombëtar nga zyrtarët shtetërorë. E radhës ishte gjuha shqipe. Pas kësaj sulmuan mekanizmin mbrojtës të përfaqësimit të drejtë dhe hoqën balancuesin. Tani po lexojmë se si duan të heqin edhe votimin me “Badenter”!”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani prezantoi tetë masa për arsimin
Next Article Mickoski: Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në pjesën e mbrojtjes sociale është një hap historik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?