By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po arrijnë kulmin – anijet luftarake amerikane kanë arritur në Karaibe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po arrijnë kulmin – anijet luftarake amerikane kanë arritur në Karaibe
Bota

Tensionet midis SHBA-së dhe Venezuelës po arrijnë kulmin – anijet luftarake amerikane kanë arritur në Karaibe

admin
Last updated: 29/08/2025 08:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës po rriten në mes të një grumbullimi të madh të marinës amerikane në Karaibet jugore dhe ujërat përreth, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se ka për qëllim adresimin e kërcënimeve nga kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka bërë luftën kundër karteleve të drogës një nga qëllimet kryesore të administratës së tij, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të kufizuar migracionin dhe për të siguruar kufirin jugor të SHBA-ve.

Edhe pse anijet e Gardës Bregdetare dhe Marinës Amerikane operojnë rregullisht në Karaibet jugore, ky grumbullim është dukshëm më i madh se dislokimet e zakonshme në rajon.

Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, tha të enjten se shtatë anije luftarake amerikane, së bashku me një nëndetëse të shpejtë me energji bërthamore, ndodhen në rajon ose pritet të mbërrijnë atje javën e ardhshme.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka dënuar këto lëvizje.

Pentagoni nuk ka bërë publike detaje të misionit të SHBA-ve, por administrata Trump ka deklaruar se tani mund të përdorë ushtrinë për të luftuar kartelet e drogës dhe grupet kriminale, dhe i ka dhënë urdhër Pentagonit të përgatisë opsione.

Të enjten, Venezuela i dërgoi një ankesë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me grumbullimin e marinës amerikane, duke akuzuar Uashingtonin për shkelje të Kartës Themeluese të OKB-së.

“Ky është një operacion masiv propagandistik, që synon të justifikojë atë që ekspertët e quajnë veprim ‘kinetik’ – që do të thotë ndërhyrje ushtarake në një vend sovran dhe të pavarur që nuk përbën kërcënim për askënd”, u tha gazetarëve ambasadori i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada, pas takimit me Guterresin.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump është i gatshëm të përdorë “çdo element të fuqisë amerikane për të ndalur përmbytjen e vendit tonë me drogë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Shumë vende të Karaibeve dhe rajonit e kanë mirëpritur operacionin dhe përpjekjet e administratës për luftën kundër drogës,” tha për gazetarët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Në muajin shkurt, administrata Trump e shpalli kartelin meksikan Sinaloa dhe grupe të tjera të narkotrafikut, përfshirë edhe grupin kriminal venezuelan “Tren de Aragua”, si organizata terroriste globale.

Pjesë e grumbullimit të forcave janë anijet USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale. Këto anije transportojnë 4500 trupa ushtarake, përfshirë 2200 marinsa, sipas burimeve për reuters.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ushtria amerikane gjithashtu ka fluturuar me avionë zbulimi P-8 në rajon për të mbledhur të dhëna të inteligjencës, sipas zyrtarëve, megjithëse kanë operuar në ujëra ndërkombëtare.

“Diplomacia jonë nuk është diplomaci kërcënimesh dhe anijesh luftarake, sepse bota nuk mund të jetë si para 100 vjetësh”, tha Maduro, qeveria e të cilit njoftoi javën e kaluar se do të dërgojë 15 mijë ushtarë në shtetet përgjatë kufirit perëndimor me Kolumbinë për të luftuar grupet e trafikut të drogës.

Maduro gjithashtu bëri thirrje për trajnimin e grupeve të mbrojtjes civile çdo të premte dhe të shtunë.

Qeveria venezuelase rregullisht akuzon opozitën dhe të huajt për bashkëpunim me entitete amerikane si CIA për të dëmtuar Venezuelën – akuza që opozita dhe SHBA-të i kanë mohuar vazhdimisht. Maduro e përshkruan embargon si “luftë ekonomike”.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pezullimi i takimeve nga BE-ja me Kurtin dhe ministrat në detyrë deri në formimin e institucioneve, reagimi nga ekzekutivi dhe deklaratat
Next Article Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?