By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe Vuçiç në paradën ushtarake kineze, do të takojë Putinin dhe Xi Jinping në Pekin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Edhe Vuçiç në paradën ushtarake kineze, do të takojë Putinin dhe Xi Jinping në Pekin
Bota

Edhe Vuçiç në paradën ushtarake kineze, do të takojë Putinin dhe Xi Jinping në Pekin

admin
Last updated: 01/09/2025 18:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, dhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Pekin nga data 2 deri më 4 shtator, bëri të ditur Presidenca e Serbisë.

Në njoftim thuhet se Vuçiç do të bisedojë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë kinezë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha.

Sipas njoftimit, ai viziton Kinën me ftesë të presidentit Xi Jinping dhe do të marrë pjesë edhe në ngjarjet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Më 3 shtator, Kina do të mbajë një paradë ushtarake, për të shënuar dorëzimin zyrtar të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet kineze konfirmuan pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Iranit, Kubës, Indonezisë, Mianmarit, Pakistanit dhe Malajzisë në mesin e të tjerëve.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç dhe Putin do të diskutojnë për bashkëpunimin ruso-serb, përfshirë sektorin e energjisë.

Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, tha se është planifikuar një “shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet kryesore të bashkëpunimit ruso-serb”.

Më 25 gusht, Vuçiç tha se ai dhe ambasadori kinez në Beograd, Li Ming, diskutuan për agjendën e takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Vuçiç u takua me Putinin edhe në fillim të majit, kur mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.

Ky ishte takimi i tyre i parë prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarisht, Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit.

Këtë qëndrim, Beogradi e arsyeton me mbështetjen politike që i jep Moska Serbisë për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Pavarësisht kritikave dhe paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian, Beogradi ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin – qoftë në mbrojtje, ekonomi apo politikë.

Brukseli ka përsëritur disa herë se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. /REL/ 

You Might Also Like

Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

Viktima dhe dëme materiale pas tërmetit 7,1 ballë Rihter

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt Konsullatës Amerikane në Toronto

Çështja e “mbikapacitetit”, temë e nxehtë midis Kinës dhe SHBA-së

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 800 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin
Next Article Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?