By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: S’e prisnim, por ‘Shrek’ sapo frymëzoi një trend të ri (toksik) për lidhjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > S’e prisnim, por ‘Shrek’ sapo frymëzoi një trend të ri (toksik) për lidhjet
Showbizz

S’e prisnim, por ‘Shrek’ sapo frymëzoi një trend të ri (toksik) për lidhjet

admin
Last updated: 01/09/2025 19:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Mirë se vjen në botën e internetit!

Sot, do të flasim për “Shrekking.” Po, “Shrekking” si Shrek, përbindëshi i famshëm (dhe super filmi). Megjithëse të gjithë e duam Shrek-un (ose, të paktën, mendoj se të gjithë e duam “Shrek 2”), më vjen keq ta them se ky trend takimesh nuk po e përdor emrin e tij në një mënyrën më të këndshme.
 
Si term në botën e takimeve, “Shrekking” i referohet daljes me dikë që e konsideron nën standardin tënd, me supozimin se përderisa je “jashtë ligës” së atij personi, automatikisht do kesh epërsi në marrëdhënie dhe nuk ka gjasa të lëndohesh, por në fakt, ndodh e kundërta.
 
“Shrekked” do të thotë të takosh me qëllim dikë që e sheh si “më poshtë”, por në fund të refuzohesh, thyhesh shpirtërisht ose përfundon i/e lënduar pikërisht nga ai/ajo që e konsideroje inferior/e.

Siç u shpreh një përdoruese e TikTok: “Të gjithë kemi qenë në këtë pikë: I japim një shans një djali që s’na tërheq, duke menduar se ai do e vlerësojë këtë dhe do të na trajtojë mirë. Por, në fund, përfundojmë të traumatizuar nga një ‘tallje’ e vërtetë”.

Por, “Shrekking”, ndonëse është një eksperiencë universale, sërish bazohet mbi të qenit toksik! 

Pse është “Shrekking” kaq toksik?

Ashtu si hipergamia (pra “të takosh dikë që është më lart se ti”), që u bë trend në TikTok disa vite më parë, edhe koncepti i “Shrekking” bazohet në idenë e një sistemi që lidhet me disa “cilësi”, të përcaktuara nga pamja, mosha, të ardhurat dhe faktorë të tjerë sipërfaqësorë. Ky perceptim shërben si bazë për të thënë nëse po del me dikë “më lart,” “më poshtë” ose jashtë “ligës” tënde.

Faktorë sipërfaqësorë si pamja, mosha, të ardhurat etj. padyshim që ndikojnë te kush na tërheq dhe kjo është krejt normale. Por lidhjet e vërteta shkojnë më thellë. Ata që arrijnë lidhje të vërteta nuk janë duke bërë “llogari” se ku qëndrojnë ata dhe partnerët e tyre në një renditje imagjinare të përshtypjes që krijojnë tek të tjerët. Nëse u “Shrekk-ove” sepse mendove se po i bëje nder një “njeriu më poshtë se ti” duke u marrë me të, më vjen keq të ta them, por problemi mund të jesh ti.

Nëse je sapo “Shrekked” nga dikush që as s’të pëlqente shumë, mbaj mend:

– Nuk ka të bëjë me atë personin, por me ty (dhe ndoshta me plagët që ke nga e kaluara).

– Je në këtë situatë sepse u përpoqe shumë të mos e përjetoje. E di, tingëllon mizore. Por mekanizmat mbrojtës funksionojnë mirë… derisa nuk funksionojnë më!

– Kjo mund të jetë një shenjë që është koha të marrësh një pushim nga takimet, të reflektosh çfarë do me të vërtetë nga jeta jote sentimentale dhe pse jo, të flasësh me një terapist për të punuar mbi disa ndjenja të pazgjidhura nga marrëdhënie të shkuara.
 
Më beso, zhgënjimet e tua janë të vlefshme! Por nëse fillojnë të shfaqen si përpjekje jo të hijshme për të ngritur veten duke ulur të tjerët – që në fund kthehen kundër teje – atëherë ndoshta është koha të ndalesh një hap përpara se të fillosh të sillesh si vetë Shrek-u (që përbuzje).

You Might Also Like

Pas martesës luksoze, Dua Lipa dhe Callum Turner zhvendosen në SHBA

Një teori konspirative po bën xhiro, njerëzit dyshojnë se sozia e Shakirës performoi në Kupën e Botës

Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit

Videoja që i bëri të gjithë të qeshin: Një gazetar argjentinas ndërpreu transmetimin e tij ‘live’ për të bërë një foto me Shakirën

Një bashkim botësh muzikore në hapjen e Kupës së Botës, legjenda Andrea Bocelli performoi me yllin e K-Pop EJAE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Njerëzve që nuk e pëlqejnë muzikën u mungon kjo gjë në tru
Next Article Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve. Ja përfitimet që sjellin…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?