By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova në prag të krizës më të thellë financiare që nga paslufta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova në prag të krizës më të thellë financiare që nga paslufta
Kosovë

Kosova në prag të krizës më të thellë financiare që nga paslufta

admin
Last updated: 06/10/2025 09:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht njoftimit të ministrisë së financave se është duke e përgatitur ligjin për buxhetin e vitit 2026, të cilin synon ta aprovojë brenda afateve ligjore, njohës të çështjeve ligjore shprehen të shqetësuar për rrezikun me të cilin mund të përballet Kosova si pasojë e ngërçit institucional.

Për këtë flet edhe drejtori i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, sipas të cilit, pa një Kuvend funksional, vështirë se mund të kalojë ky buxhet.

“ Komunat rrezikojnë seriozisht të mbesin pa buxhet në vitin 2026…”

Ndërsa, ish-ministri i financave, Haki Shatri, vë në dukje afatet kohore deri kur mund të aprovohet buxheti për vitin 2026, përfshirë këtu edhe hartimin dhe aprovimin e një ligji të tillë, për të cilin nevojitet qeveri legjitime dhe Kuvend funksional.

“Ju e dini që qeveria ka të drejta të kufizuara për të kryer punë, rregullat janë asisoji që qeveria nuk ka të drejtë të miratojë ligje…”, tha Shatri për rtv21

Afati i fundit kur qeveria duhet të miratojë ligjin për buxhetin është 31 tetori, ndërkohë që i njëjti duhet të kalojë në dy lexime më së largu deri më 31 dhjetor. Në kontekst të kësaj çështjeje, njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se këtë vit nuk është bërë asgjë për mirëqenien e qytetarëve, duke lënë pasoja madje për vitet e ardhshme. Sipas, analistit ekonomik, Lekë Musa, mungesa e vazhdueshme e investimeve kapitale, dhe mos aprovimi eventual i buxhetit për vitin 2026, Kosovën do ta zhytin në krizën më të thellë ekonomike që nga paslufta.

“Nëse nuk aprovohet buxheti për vitin 2026, vendi do të funksionojë vetëm me 1/12 e buxhetit të vitit 2025 dhe se nuk do të arrijë ta përdorë buxhetin për asnjë investim thjeshtë do të hyjë në një krizë të rëndë ekonomike”, deklaroi Musa

Në anën tjetër, ish-ministri i financave, Haki Shatri, thotë se në vitin 2026 për ta përdorur 1/12 e buxhetit të vitit 2025, i cili do të shfrytëzohet për pagat, pensionet dhe skemat sociale, nevojitet një Kuvend funksional. Ai shpreh shqetësimin se një vonesë e tillë po bëhet qëllimshëm nga qeveria në detyrë.

“Mua po më forcohet bindja që këta po e duan me qëllim rrënimin e shtetit. Shteti rrënohet ekonomikisht pa buxhet, t’i sa të dush shitu patriot merr bajraqe unë e luftoj listën serbe, kur e len shtetin pa buxhet. Pra në emër të patriotizmit rrënoje shtetin…”, theksoi ai.

Mos krijimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, përveç ngërçit politik, vendit i ka shkaktuar Kosovës pasoja të mëdha ekonomike, përfshirë këtu edhe mos zbatimin e rreth 900 milionë eurove plani i rritjes i Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila po ashtu vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së.

You Might Also Like

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

Gashi- Isufajt: Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit, i përgjigjesh pyetjeve të anëtarëve

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Katër tipet e personaliteteve që gjeni në punë
Next Article Bitcoini thyen rekordin historik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?