By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 400 vende pune, skenari i Vuçiqit për ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit e shantazhim të qytetarëve serbë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 400 vende pune, skenari i Vuçiqit për ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit e shantazhim të qytetarëve serbë në Kosovë
Kosovë

400 vende pune, skenari i Vuçiqit për ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit e shantazhim të qytetarëve serbë në Kosovë

admin
Last updated: 07/10/2025 09:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tashmë është i njohur skenari serb për të manipuluar e edhe kërcënuar qytetarët serbë në Kosovë duke premtuar vende pune, raporton Ekonomia Online.

Kriminologu Armend Halimi për Ekonomia Online tha se deklarata e presidentit Aleksandar Vuçiq se do të hapim 400 vende pune është dëshmia e qartë që Vuçiq përmes Listës Serbe ndikon te grupet e tij në veri.

“Kjo është vetëm një argument shtesë se Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë i shkëputur në hallkën e ndikimit Vuçiq–Lista Serbe dhe grupeve kriminale apo terroriste në Veri. Për çka deri më tani, përveç kësaj forme joshëse, qytetarët serbë të asaj pjese që konsiderohen qytetarë lojalë të vendit dhe pranojnë rendin dhe ligjin, ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar. Përkundër argumenteve që është dëshmuar se niveli i hierarkisë i kësaj lëvizjeje ka qenë organizimi i sulmeve terroriste, megjithatë nuk ka arritur të shpallet si organizatë terroriste, për çka kemi thirr prej kohës”, ka deklaruar Halimi.

Halimi theksoi se qytetarët serbë që pranojnë rendin dhe ligjin e Kosovës ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar, ndërsa paralajmëroi se nëse Lista Serbe e humb pushtetin, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve.

“Çka e bën të shqetësohemi me të drejtë, duke pasur parasysh të gjitha këto joshje, shantazh dhe kërcënim, Lista Serbe do të fitojë pushtetin, që do të thotë në mënyrë automatike rikthim i gjendjes ndoshta jo siç ka qenë, mirëpo do të rikthehet në një masë. Për çka ne nuk i kuptojmë edhe zërat të cilët kanë qenë pro që kjo listë të certifikohet, në vet faktin e rikthimit të gjendjes të cilën nuk e dëshirojmë. Ndoshta mund të ketë të vërtetë me rastin e marrjes së pushtetit, sepse jo vetëm Lista Serbe, por e dimë se secila parti arrin të krijojë mundësi apo hapësirë njerëzve të saj posa të marrë pushtetin. Mirëpo në rast se vërehet se ka indikatorë se Lista Serbe do të pësojë disfatë në këto zgjedhje, nuk përjashtohen edhe mundësitë e incidenteve, për çka ne besojmë që institucionet e sigurisë kanë arritur nivelin e gatishmërisë dhe të vigjilencës, duke vlerësuar edhe nivelin e rrezikut për t’iu përgjigjur me të njëjtin nivel të përgjegjësisë ose të reagimit”, theksoi ai.

Ai vlerësoi se institucionet e sigurisë, sidomos Policia e Kosovës, janë të gatshme të reagojnë dhe ta mbajnë situatën nën kontroll në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Fatmirësisht, institucionet tona të sigurisë, sidomos policia, e ka dëshmuar që tashmë janë në gjendje ta fusin situatën nën kontroll, pavarësisht cilit nivel të rrezikut bëhet fjalë, prandaj shpresojmë që edhe në këtë rast gjithçka do të jetë nën llupën e tyre”, shtoi kriminologu.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtria izraelite pretendon se një predhë është hedhur në Izraelin jugor
Next Article Pesë mënyra të habitshme se si ndikon kafeja në sjelljen tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?