By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nipi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Kush e dënon do përballet me plumba si Astrit Kalaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nipi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Kush e dënon do përballet me plumba si Astrit Kalaja
Shqipëri

Nipi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Kush e dënon do përballet me plumba si Astrit Kalaja

admin
Last updated: 07/10/2025 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili akuzohet për vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja të hënën në sallën e gjyqit, ka thënë se edhe gjyqtari i cili do të dënojë nipin e vet, do të përballet me të njëjtin fat.

“Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush”, ka thënë ai sipas A2 Cnn.

Gjovalini thotë se prona për të cilën palët ishin në gjyq i është blerë shtetit. “Ose të na fusë në burg, se kemi privatizuar pronën gabimisht”, thotë ai.

Edhe pse shton që i kërkon falje familjes Kalaja për humbjen e njeriut të tyre, Gjovalin Shkambi kërcënon gjykatësit e tjerë që do të merren me çështjen e nipit të tij dhe të pronës.

“Familjes të të ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që do të dënojë atë djalë, do të gjykohet sikur është gjykuar Astriti (Kalaja). Se e kemi blerë pronën me ligj dhe me rregulla. Kush ta dënojë atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump, qoftë edhe Papa, s’ka lojë me ne më! I kemi fituar të gjitha gjyqet, e kemi me certifikatë. Të hetojë shteti, se kemi 13 vjet që i shkruajmë Edi Ramës”.

Gjovalin Shkambi thotë gjithashtu se nuk ishte në dijeni të asaj që do të bënte nipi i tij.

“Ne nuk kemi qenë në dijeni, se po të ishim në dijeni, nuk kishte ndodhur. Nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftë të paparë. Kush e dënon atë djalë, në gjykatë me plumba në sallë të gjyqit, se më ka blerë në besë shteti, se ia kam blerë shtetit”.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëdhënësja e Termokosit: Jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës
Next Article Kosovës i mungon edhe një futbollist për ndeshjet e tetorit, e konfirmon Federata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?