By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Lajm i mirë nga suksesi i negociatave, nga sot transferta në euro me të njëjtat rregulla si në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Lajm i mirë nga suksesi i negociatave, nga sot transferta në euro me të njëjtat rregulla si në BE
Shqipëri

Rama: Lajm i mirë nga suksesi i negociatave, nga sot transferta në euro me të njëjtat rregulla si në BE

admin
Last updated: 07/10/2025 12:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot këtë marrëveshje, ndërsa u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit dhe suksesi në negociata, sjellin një lajm shumë të mirë”.

Rama theksoi se nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

Kryeministri bëri të ditur se sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.

SEPA është një sistem që bashkon vendet europiane për të bërë pagesat në euro më të thjeshta. Ai mundëson që transferimet e parave brenda Europës të funksionojnë si pagesat brenda të njëjtit shtet.

Nga 7 tetori shqiptarët do të përfitojnë transferim më të shpejtë të parave jashtë Shqipërisë, si dhe komisione më të ulëta drejt 40 shteteve të tjera pjesë e SEPA-s.

Komisionet do të zbresin në nivelin 1 deri në 3 euro, kjo për 100 apo 500 euro që do të transferohen.

Deri më sot për të dërguar 100 euro përmes bankës apo zyrave të transfertave, marrësi merrte vetëm 88-90 euro dhe bankat mbanin 10% komision.

Marrëveshje SEPA prek 41 shtete, të gjitha vendet e BE-së përfshirë Zvicrën, Britaninë e Madhe, Monakon, Andorrën dhe Vatikanin.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti i reagon Vuçiqit: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë
Next Article Mexhiti: Çairi hyn në epokën e modernizimit – fillojmë investimin më të madh në historinë e Çairit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?