By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anketa më e fundit: Mexhiti përpara Osmanit me 3.3% epërsi, edhe VLEN para AKI-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anketa më e fundit: Mexhiti përpara Osmanit me 3.3% epërsi, edhe VLEN para AKI-të
MaqedoniTOP LAJM

Anketa më e fundit: Mexhiti përpara Osmanit me 3.3% epërsi, edhe VLEN para AKI-të

admin
Last updated: 07/10/2025 14:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor – Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka përparësi prej 3.3% ndaj kandidatit të AKI-së Bujar Osmani. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së IPIS të realizuar për RTVM gjatë muajit tetor me 1.004 të anketuar nëpërmjet telefonit me banorët e Çairit.

Anketa, në fokus ka mendimin e qytetarëve të Çairit për tema të ndryshme, ndërsa të pyetur se për kë do të  votoni në zgjedhjet lokale 27.5% e të anketuarve janë përgjigjur për Mexhitin, ndërsa 24.2% kanë mbështetur Osmanin. Kandidati Ico Kolevski ka marrë mbështetje vetëm 1.1%, ndërsa 47.2% e të anketuarve nuk janë të përcaktuar ose nuk janë përgjigjur.

Të pyetur se cilin prej kandidatëve do ta votoni nëse gara shkon në rrethin e dytë, 28.8% janë përgjigjur për Mexhitin, ndërsa 3.4% më pak për Osmanin, respektivisht 25.4%. Se nuk do të votojnë për asnjërin, janë përgjigjur 18.7%, ndërsa të papërcaktuar janë 27.1%.1

Lidhur me listën e këshilltarëve, 22.4% e të anketuarve kanë dhënë mbështetje për VLEN, ndërsa 20.3% për AKI-në. Për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë mbështetje 6.1% e të anketuarve, për LSDM-në 1.9%, për të Majtën 1%, për ZNAM 0.8%, ndërsa 3.4% janë deklaruar për opsion tjetër. 20% e të anketuarve ende nuk janë të përcaktuar, 13.7% kanë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjërin, ndërsa 10.7% kanë refuzuar të përgjigjen.

Sa i përket votës së tyre për Qytetin e Shkupit, 19.6% e të anketuarve janë përgjigjur se do ta mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgievski, ndërsa 7.6% kandidaten e LSDM-së, Kaja Shukova. 37.8% janë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjërin kandidat, ndërsa 35% janë të papërcaktuar.

Në pyetjen e përgjithshme se cila parti vlerësoni se do të fitojë në zgjedhjet lokale, 23.2% janë përgjigjur VLEN, 19.5% AKI, ndërsa 7.8% VMRO-DPMNE. 1.4% japin mbështetje për LSDM-në, ndërsa 3.7% për opsion tjetër. Të papërcaktuar janë 30.8% e të anketuarve, 7.8% kanë refuzuar të tregojnë, ndërsa 5.9% për asnjërën.

Të anketuarit gjithashtu janë pyetur edhe për ndjekjen e programeve televizive. 53.6% janë përgjigjur se e ndjekin televizionin Alsat, 34.4% Kanal 5, 32.9% RTM-në, 32% Sitelin, 29% Telma dhe 22.4 Alfa.

Struktura etnike e të anketuarve është 68.5% shqiptarë, 23.1% maqedonas dhe 8.4% të etniteteve të tjera. Krahas problemeve komunale, të anketuarit kanë shprehur se kërkesë urgjente e tyre është edhe çrrënjosja e korrupsionit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami i përgjigjet Ahmetit: Pse nuk i pyeti mbrëmë njerëzit rreth vetes se kush e ndërton shkollën dhe rrugën e fshatit Sellcë?
Next Article Zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE tubim në Kërçovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?